E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orlando e kaloi Bostonin

Vince Carter udhëhoqi sulmin e balancuar me 20 pikë, ndërsa Dwight Howard shtoi 16 pikë dhe 13 kërcime, kurse Orlando u rikthye nga disavantazhi prej 11 pikëve në fund të pjesës së parë për të mposhtur Boston Celtics 96-89 në TD Garden. Jameer Nelson shënoi 15 pikë, ndërsa Rashard Lewis 14 për Magic.

Rajon Rondo realizoi 17 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime për Celtics, të cilët u ndalën pas serisë prej tri fitoreve të njëpasnjëshme. Në ndeshjen tjetër, Chris Bosh shënoi 36 pikë dhe 11 kërcime, Andrea Bargnani shtoi 22 pikë, derisa Toronto Raptors mposhti Sacramento Kings 115-104, duke zgjeruar serinë e humbjeve të Sacramentos në gjashtë ndeshje.

Hedo Turkoglu dhe Antoione Wright të dy realizuan nga 16 pikë, derisa Toronto kaloi 100 pikë për ndeshjen e 16-të të njëpasnjëshme dhe fitoi ndeshjen e shtatë me radhë në shtëpi. Kevin Martin ishte realizuesi më i mirë për Kings me 24 pikë.

Boston Celtics-Orlando Magic 89-96
Boston: Rondo 17
Orlando: Carter 20

Toronto Raptors – Sacramento Kings 115-104
Toronto: Bosh 36
Sacramento: Martin 24

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›