E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apple, Steve Jobs le drejtimin e kompanise

Lajmi ishte nga ata shokuesit dhe ka cuar qe “Apple” te humbte ne burse 10 perqind te aksioneve te saj. Administratori i kompanise informatike, Steve Jobs do te lere drejtimin te pakten deri ne qershor per motive shendetesore.

Ai do te zevendesohet nga drejtori i pergjithshem Tim Cook.

Lajmin e ka bere te ditur vete Jobs nepermjet nje e-maili per vartesit e tij. Jobs thote se behet fjale per nje cekuilibrim hormonal, por gjendja e tij mendohet te jete me e rende.

Pese vjet me pare ai ishte operuar nga nje kancer ne pankreas.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›