E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aquila Dy persona ne pranga


Ne saje te operacionit te koduar Aquila te realizuar nga sektori kunder krimit financiar prane Drejtorise se Poicise se Qarkut Tirane dhe ne bashkepunim me me Komisariatin e Policise Kavaje dhe Drejtorine e Policise se Qarkut Durres kane perfunduar ne pranga dy shtetas te dyshuar per prodhim te kundraligjshem te artikujve industrial. Ata jane Adriano Eqerem Likaj 35 vjec lindur ne Fier e banues ne Tirane dhe Ndricim Zydi Hasa 32 vjec lindur e banues ne Tirane.
Pas hetimit te kryer ndaj tyre u arrit dhe sekuestrimi i nje linje prodhimi ne Tapize te pijeve alkolike te fallsifikuara si konjak ferrnet Skenderbeg si dhe prodhimeve aquila liquori te firmave te njohura alkolike Redon. Keta shtetas u kapen ne flagrance ne Kavaje gjate momenteve te shperndarjes dhe hedhjes ne treg te nje sasie te konsiderueshme te pijeve alkolike pije te cilat jane te fallsifikuara te firmave te rregjistruara dhe te licensuara Skenderbeg dhe Aquila liquori.
Dyshohet se keto shtetas aktivitetin e tyre e ushtronin ne menyre te palicensuar dhe te pa rregjistruar ne organet tatimore duke ju shmangur keshtu detyrimeve tatimore.Njekohesisht ky subjekt privat i palicencuar tregetonte keto prodhime duke konkuruar njekohesisht me fabriken e prodhimit te licencsuar dhe rregjistuar ne organet tatimore. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua linja e prodhimit e ndodhur ne Tapize si dhe makinerite qe sherbenin per prodhimit e pijeve alkolike. Vlera e te gjithe mallrave te sekuestruara arrijne ne masen e 50 mije euro. Aktualisht nga keto struktura po punohet intesivisht per sekuetrimin e te gjithe mallrave te cilat jane shperndare dhe tregetuar nga ky subjekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›