E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjikearrestohet personi qe i ngjante Mlladicit

Autoritetet belge kane marre nje informate anonime nga nje person sipas te cilit e kishte pare Ratko Mlladicin duke zbritur nga nje veture ne Saint Truden te krahines Limburg.
Policia menjehere ka dale ne aksion dhe eshte vene ne ndjekje te ish-komandantit te serbeve gjate luftes ne Bosnje i dyshuar si arkitekt i vrasjes se 8000 myslimaneve ne Srebrenice.

Pasi eshte gjetur dhe marre ne pyetje nga policia eshte vertetuar se i dyshuari nuk ishte i kerkuari i Hages per krime lufte ne Bosnje dhe Hercegovine por nje fotograf belg Freddy De Greef.

Gjate vitit 1978 kam jetuar ne Kroaci. Gruaja ime eshte nga Serbia prandaj ndoshta kane menduar se mund te jem Mlladici mirepo agjentet sapo filluan te bisedojne me mua e kuptuan se une nuk jam ai qe po kerkonin tha De Greef.

Mlladic i akuzuar per gjenocid ne Bosnje dyshohet se fshihet diku ne Serbi nderkohe Gjykata e Hages javen e kaluar ka kritikuar Beogradin per mosbashkepunim per arrestimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›