Arabi Saudite, zbulohet baza raketore
Revista Janes Intelligence Review me seli në Londër ka raportuar sot se e ka identifikuar një bazë raketore të re në Arabinë Saudite, e cila nuk ishte e njohur më parë.
Raporti thotë se ekzistojnë shenja se raketat e lansuara nga ky lokalitet në shkretëtirë mund ta marrin në shënjestër Izraelin dhe Iranin.
Zyrtarët e Arabisë Saudite nuk kanë bërë komente për këtë raport.