E Diel, 1 Nëntor 2026

Arafat dyshohet të jetë vrarë, e veja kërkon zhvarrosjen

Tetë vite pas vdekjes së tij, mbetet ende mister se çfarë shkaktoi vdekjen e këtij lideri që ndërkombëtarizoi çështjen palestineze. Testet që u kryen asokohe në organizmin e Arafatit nuk kanë zbuluar asnjë gjyrmë helmi. Menjëherë pas vdekjes së tij shpërthyen thashethemet lidhur me atë se cfarë e kishte shkaktuar vdekjen e tij, kanceri, ceroza e mëlçisë, apo HIV-i?

Mirëpo, investigimi i “Al-Xhazira”-s zbulon se asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë. Deri me 12 tetor 2004 Arafat ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore. Një analizim në laboratoret me aparaturat e fundit mbi objektet e Arafatit, si kapuçi, furça e dhëmbëve e madje edhe në të mbathurat e tij, tregon se flokët dhe disa qeliza gjaku përmbanin polonium, një element tejet radioaktiv.

Me të marrë vesh rezultatet e analizave të kryera në objektet e liderit, e veja e Arafatit, Suha Arafat, tha se “si nënë, si grua dhe mbi të gjitha si partnere e këtij njeriu të madh për 20 vjet më duhet të kërkoj zhvarrosjen e menjëhershme të bashkëshortit tim. Palestinezët duhet ta dinë të vërtetën, arabët dhe e gjithë bota duhet ta dijë të vërtetën”.

“Al-Xhazira” thotë se zhvarrosja e Arafatit do të vërtetojë një herë e përgjithmonë nëse ai është vrarë apo jo.

Arafat mbylli sytë në Francë, teksa të tërheq vëmendjen fakti se kur televizioni katarian me lejen e së vejës së Arafatit kërkoi të analizojë gjakun dhe urinën e Arafatit, autoritetet franceze thanë se i kishin flakur shishet me qelizat e tij të gjakut që në vitin 2008, pasi nuk i kishte kërkuar njeri. Mirëpo, sipas ligjit francez, më e pakta ato duhet të ruhen dhjetë vite.

/Start/ Fatjon Prroni/

                                                                                             2012-07-03 22:16
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›