“Omonia” nis regjistrimin me 24 korrik: Censusi dështoi!

“GSh” njofton se me këtë objekt, në selinë e saj në Sarandë është rimbledhur pa praninë e mediave Komisioni i Regjistrimit, të cilin e kryeson kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Përmes një komunikate për shtyp, bëhet e ditur se në këtë mbledhje është diskutuar dhe vendosur për të hartuar planin e veprimeve parapërgatitore të procesit që ka shpallur si sipërmarrje të saj organizata “OMONIA”: regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
Mësohet se fillimisht në takim u bë një vlerësim mbi reagimet e vërejtura në radhët e komunitetit grek, si dhe në klasën politike, ndaj vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të “OMONIA”-s. Është quajtur edhe një herë i dështuar plotësisht procesi i censusit, pasi, sipas krerëve të Omonias, ai “nuk i ofroi këtij komuniteti mundësinë për të rilevuar dinamikën e tij, siç është formatuar pas 20 vjetësh lirie dhe demokracie ne vend”.
U tha se “OMONIA” ndërmerr këtë nismë pikërisht për t’i dhënë një mundësi të tillë. Prandaj u kërkua që “procesi i regjistrimit të përfshijë të gjithë anëtaret e komunitetit etnik grek që jeton në Shqipëri, ose që, për arsye kryesisht ekonomike është vendosur përkohësisht në Greqi”.
Ndërkaq, u kërkua që të mos mbeten jashtë procesit edhe brezat më të vjetër, që pretendohet se kanë humbur të drejtën e tyre të nënshtetesisë, në rrethana abuzive gjatë periudhës së persekucionit komunist.
2012-07-04 09:10