E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbjan Mazniku nga komisioni i Reformës Territoriale: Objektivi, të kemi institucione demokratike

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, ka mbajtur fjalën e tij nga komisioni i posaçëm për Reformën Territoriale, i mbledhur paraditen e sotme, 11 nëntor 2025, ku dhe anëtarët demokratë kanë munguar.

Në rolin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, Mazniku u ndal fillimisht tek rëndësia e këtij grupimi, që është krijimi i institucioneve demokratike që përfaqësojnë qytetarët dhe problemet e tyre.

“Objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efiçiente dhe demokratike. Të sigurojmë që të kemi njerëz, struktura pranë njerëzve, të dëgjojnë problemet e njerëzve, të përfaqësojnë shqetësimet e tyre por të jenë të afta në të njëjtën kohë për të zgjidhur problemet”, tha ai.

Më tej, sa i përket qeverisja vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive.

“Në këto vite buxhetet vendore janë dyfishuar. Borxhet e prapambetura janë ulur me 60%.

Një dëshmi e qartë se ka funksionuar në mënyrë efektive e gjithë qeverisja vendore. Mundësia e bashkive për të filluar e për të menduar në terma evropianë ka filluar“

Në përditësim…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›