E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbri fiton bastin me Erionin Bisede midis banoreve Bashkejetesa vjeherr-nuse

Disa nga banoret dalin ne kopsht dhe fillojne qe te luajne me top me njeri-tjetrin. Erioni dhe Arbri vendosin nje bast me njeri-tjetrin ku ai qe do te fitonte do ti rruante koken duke i bere nje vije me brisk. Arbri eshte ai qe fiton lojen dhe ka te drejten qe ta denoje Erionin. Ata diskutojne me njeri-tjetrin duke bere shaka e duke menduar momentin kur do ti jepet denimi Erionit.

Banoret ne dhomen e ndenjes luajne me njeri-tjetrin me lojen Monopol.
Ndersa Grandiola Gerta Gentiana dhe Franceska diskutojne me njera-tjetren per bashkejetesen midis nuses dhe vjehrres ne te njejten shtepi. Genta e shikon bashkejetesen me vjehrren si ndihme. Ndersa Grandiola thote se nuk mund te jetonte me vjehrren ne shtepi duke marre shembull edhe prinderit e saj te cilet kane jetuar vetem. Te njejten gje thote edhe Gerta e cila merr shembull edhe disa raste kur vjehrrat jane xheloze per djalin tyre. Franceska mendon se zgjidhja me e mire eshte qe te jetosh vetem ne cift por ne pamundesi te nje shtepie tjeter dhe te ardhurave te mjaftueshme do te pranonte edhe bashkejetesen me vjehrren. Grandiola mendon se kosovaret e kane si tradite qe nusja duhet te jetoje ne nje shtepi me vjehrren dhe vjehrrin por thote per veten se ajo nuk do ta bente asnjehere nje gje te tille.

Me pas biseda devijon dhe vajzat diskutojne per debatet qe mund te lidhin midis vjehrres dhe nuses pasi i perkasin dy brezave te ndryshem dhe do te kene karaktere te ndryshem. Ne bisede marrin pjese edhe banore te tjere te cilet japin mendimin tyre per kete teme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›