E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ardian Ismajli, 100 ndeshje me fanellën e Empolit

Ndeshja e së shtunës kundër Parmës ka qenë e veçantë për mbrojtësin shqiptar Ardian Ismajli, pasi ka qenë ndeshja e 100-të në karrierë me fanellën e Empolit. Mbrojtësi kuqezi u bashkua me Empolin në verën e vitit 2021.

Mbrojtësi është vlerësuar me një çmim simbolik nga zëvendës-presidentja dhe Administratorja e Deleguar e Empolit, Rebecca Corsi në prag të ndeshjes kundër Parmës, që u fitua nga skuadra toskane me rezultatin 2-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›