E Diel, 1 Nëntor 2026

Ardian Isufi Buza gabohet denimete artisteve nuk ndodhnin per fjale

TIRANE- Lidhja ishte paradhoma ku shume artiste jane gjykuar dhe per pasoje internuar e burgosur. Nuk ishte e vertete se artistet denoheshin per fjale apo pakenaqesi. Ne fillim te viteve 70 tendencat dhe fenomenet e reja qe u shfaqen ne art u shtypen me force. Kjo levizje artistike sado ne fillesa pati rezultatet e saj ne krijimet artistike pasi artistet e pane artin me syte e tyre dhe jo me syte e Partise. Ne kete vije logjike polemizon sot artisti Ardian Isufi i nxitur nga intervista e Kujtim Buzes botuar nje dite me pare ne Shqiptarja.com.
Ju e kundershtoni Kujtim Buzen dhe thoni se Maks Velo Ali Oseku dhe Edison Gjergo nuk u denuan nga regjimi per fjale por per veprat e tyre. Ku bazoheni per kete
Eumlshte qesharake te thuash sot qe Oseku Velo dhe Gjergo u penalizuan me burg-im vetem per disa pakenaqesi. Me kete forme rrefimi Kujtim Buza jo vetem qe nuk ndihmon per te zbuluar te vertetat e medha te frymes se re qe perfshiu artistet e siperpermendur ne fillim vitet 70 por me cinizem tenton te sfumoje kontributin e ketyre artisteve sepse dihet fort mire qe ne ate periudhe u shtypen me force te gjitha tendencat dhe fenomenet risi qe tentuan te krijojne debat te mirefillte mbi Artin Modern dhe kerkesat e reja qe duhet te perballeshin artistet ne ate kohe.
Natyrshem ne ate periudhe kjo levizje sado ne fillesat e saj sepse vigjilenca e artisteve prane Partise se Punes nuk e la te zhvillohet me shume se pak vite kete fryme te re pati rezultatet e saj ne veprat e artit ku keta artiste krijuan duke e pare artin me syte e tyre dhe jo me syte e Partise.
Pra ata guxuan dhe vune ne diskutim nepermjet artit te tyre ceshtjet kompozicionale qe dekonstruktonte parimet skematike te realizmit socialist. Ata ishin per orientimin drejt individualizmin artistik qe po ti jepej pak kohe do te kishte padyshim zhvillime te rendesishme paralelisht me cfare ndodhte ne ate kohe ne perendimhellip
Kam pasur fatin te shoh disa nga veprat e ketyre artisteve te siperpermendur te asaj kohe qe po flas dhe sinqerisht kam ndjere brenda krijimeve te tyre Shagallin Brakun Pikason e te tjere heretike te dogmes se realizmit socialist dhe nuk kishte se si te ndodhte kjo nga disa njerez te percipte qe hidhnin ndonje fjale pakenaqesie andej-ketej -sipas K. Buzes. Kjo kupton ne thelbin e tyre deshiren e madhe te disa artisteve te lire dhe jo te promovuar nga Partia e Punes per tu identifikuar me nje art tjeter

Nga ketu rrjedh edhe pyetja mbi disidencen. Ne cforma u shfaq ajo sipas jush ne artin pamor
Per disidencen ne artin pamor pergjigjja nuk mund te jete nje dhe perfundimtare sepse duke e pare ne kete forme bardhe e zi biem ne kurthin e njerezve qe duan ti sfumojne ngjarjet pra disidenca nuk duhet pare thjesht si perkufizim por si fenomen sepse e kam siperpermendur qe nuk ju la kohe te rritej dhe te zhvillohej ne menyre te natyrshme.
Per te kuptuar me shume ngjarjet dhe levizjet artistike te viteve70 ka disa perthyerje qe gershetojne aspekte jo vetem artistike por edhe sociale shoqerore dhe politike sepse ne ate kohe jane ne diskutim jo vetem ceshtjet artistike por edhe lirite dhe te drejtat e individit per tu shprehur dhe per te qene i lire.
Gjithmone duke dashur ti referohem atyre qe kerkojne te sfumojne levizjet moderniste ne ate kohe ata justifikohen se nuk ka pasur disidence te kulluar. Megjithate ka disa forma dhe menyra te te berit disidence nga ajo me klasikja me ane te manifesteve apo tubimeve kunder nje politike te caktuar gje qe nuk mund te ndodhte ne Shqiperine komuniste per shkak te nje centralizimi te papare ku asgjesoheshe menjehere edhe fizikisht por ka dhe forma te tjera disidence qe metaforikisht po i perkufizoj te heshtura qe vijne jo nepermjet pjeses spektakolare te komunikimit neper media totalisht e kontrolluar nga regjimi komunist apo sheshe ku nuk mund ta coje dot neper mend sepse dara e hekurt e sistemit komunist ta shtypte koken. Por kjo disidence ishte Gandi-ane pa shume zhurme ne dukje por me pershtjellime intelektuale te jashtezakonshme qe rezonuan tek njera-tjetra si ne art pamor teater muzike balet etj ku ne qender te kesaj vorbulle ishte rrebelimi sado dhe per pak kohe per te qene dhe per te bere ndryshe.
Ju i perkisni nej brezi artistesh me te rinj pra nuk iu desh te perballeshit me Realizmin Socialist. Cfare dini ju per Lidhjen e Shkrimtareve per vijen e partise ne art per dosjet e artisteve...
hellip jemi me fat qe nuk u perballem ne menyre te drejtperdrejte me periudhen e Realizmit Socialist por kjo nuk na pengon te analizojme ate kohe per shume arsye. Se pari per te analizuar dhe kuptuar cfare ndodhi ne ate periudhe dhe per te nxjerre konkluzionet e duhura per te ardhmen dhe se dyti per tju kundervene atij mentaliteti te erret artisik qe fatkeqesisht vazhdon te jetoje ne segmente te caktuara te shoqerise tone edhe sot pavaresisht qe mitet kane rene dhe arti shqiptar ka hyre ne rrjedhen e integrimit me kulturen perendimore.
Ky mentalitet vazhdon sepse nuk eshte bere nje pune e rendesishme studimore dhe jo sporadike nga institucionet kulturore si Galeria Kombetare e Arteve qe ka edhe ne fondin e saj pjesen me te madhe te veprave te asaj kohe ku duhet te kishte rolin kryesor ate te evidentimit dhe analizes profesionale te asaj periudhe me rendesi ne zhvillimet e artit pamor pergjate viteve te regjimit komunist dhe qe fatkeqesisht te mos kemi edhe sot e kesaj dite jehonen e legjendave urbane qe shpiku ai regjim me zyren e tij Lidhjen e Shkrimtareve qe nuk ishte vetem institucion propagandistik sipas kujtimeve te K.Buzes na dilka se ky institucion thuajse u merrte vetem me statistika por ishte paradhoma ku shume artiste jane gjykuar dhe per pasoje internuar e burgosur pavaresisht qe vendimin perfundimtar e bente gjykata...
Gjyqin e madh ta benin koleget shoket kolektivi qe dirigjohej nga Lidhjen e Shkrimtareve...Si perfundim per te kuptuar me mire Vijen e Partise ne Art dhe Dosjet e Artisteve i sygjeroj publikut te lexoje librin Koha Antishenje e Maks Velos ku ka fakte dhe ngjarje reale. Atehere do te kuptoni me mire dhunen dhe represionin qe i eshte bere artisteve te siperpermendur dhe jo vetem atyre sepse ka dhe shume e shume te tjere ne gjitha fushat kulturore.
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›