E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia sikur Shpresa te mosshkonte ta merrte vajzen ne shkolle

GJENOVA- Ferri i ujit baltes dhe inerteve ka mbetur akoma ne sy. Lot qe rrjedhin ne faqe. Eshte vajza jone Gioia vinte ne shkolle ketu ndersa tani nuk eshte me thone mesueset dhe administrata ne hollin e shkolles Giovanni XXIII ne sheshin Ferraris ne fund te rruges Fareggiano ne zemer te tragjedise. Gioia tete vjec dje ne mengjes ishte e sigurte ne klasen e saj e III B por mamaja Shpresa Djala 28 vjece shqiptare e shqetesuar per gjithe ate rrebesh shiu vrapoi per ta marre me Janissen e vogel vetem 1 vjece ne krahe. Te treja vdiqen ne hollin e nje pallati pak metra larg shkolles te perfshira nga vala e baltes.
Ne shkollen Giovanni XXIII nuk u rehatohet shpirti. Vinin prinderit te zbehte nga frika dhe te shqetesuar per femijet. U kerkuam qe te qendronin por shume prej tyre kishin frike se mos bllokoheshin ketu - tregon sekretari i shkolles Tommaso Pezzano - atehere per te mos i lene te iknin i drejtonim te zjarrefikesit aty jashte qe ti bindnin ata. Te tjere qendruan me ne. Grumbulluam paninet dhe ujin qe kishin mbetur ne frigorifere dhe i ndame bashke. Nje nga prinderit se ku i gjeti tre qirinj dhe me ato u ndricuam deri ne darke vone sa erdhen ndihmat dhe i moren. Nje prind - tregon Pezzano - me syte te mbushur me lot - erdhi ne kembe nga Nervi disa kilometra nen shi me pa me tmerr ne sy po vajza ime Me pyeti. E qetesova. Vajza ishte me ne e sigurte ne katet e siperme te shkolles. I gjori baba kishte bere dy ore rruge ne kembe per vajzen e tij.
Personeli i shkolles eshte shume i indinjuar. Na nisen vetem nje shenim nga Bashkia - tregon Pezzano - pak rreshta gjendje alarmi meteorologjik por se cfare do te thonte Cdo gje dhe asgje. Dhe ne cfare duhet te benim Askush nuk na jepte nje drejtim
Ne komunikaten e shkruar te Bashkise se Gjenoves tekstualisht shkruhej ftohen familjet te lidhen shpejt me mjetet publike te komunikimit Rai Tre televizione lokale eebsite i Bashkise per te marre informata rreth masave ne ruajtje te shendetit publik.
Po vetem se ne oren 11 dritat interneti e TV nuk funksiononin. Edhe celularet kishin shume probleme prandaj prinderit vrapuan per te marre femijet e tyre ne shkolle per ti pasur para syve - thote Pezzano i hidheruar. Vendosem vete per te mbajtur femijet qe mbeten e per te pritur ata qe donin te hynin. Per ore te tera askush nuk erdhi per te na pyetur se si ishim e si po shkonin punet. Mendoni ne ishim ne qender te ferrit. Vetem ne oren 13.00 nje police qe kishte humbur nje kolegun e saj hyri dhe na tha te shkonim ne katet e siperme per tu mbrojtur me mire.
Brenda shkolles femijet ishin te sigurte por shume jane te bindur se mbyllja e institutive do te kishte shmangur tragjedine duke i dhene qytetareve - thote nje mesues - ndjenjen e vertete te alarmit dhe te shqetesimit te autoriteteve.
Ansa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›