Ardian Isufi ekspozite per 100-vjetorin e Pavaresise
Artisti dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ardian Isufi ekspozitën e tij personale, ia ka dedikuar 100-vjetorin e Pavarësisë. Këtë herë artisti e ka ndërtuar ekspozitën me dy seksione, të cilat me punët që përmbajnë sjellin shumë sekuenca se si shqiptarët e përjetuan historinë e tyre. Artisti pohon se provokimit që i bëhet publikut në ekspozitën me dy seksione “Njëherë e një kohë...në kohë edhe një herë” dhe “Pa titull në kohë”, vjen duke rrugëtuar nëpër historinë tonë, e cila del përtej nesh sepse kjo është një histori e Ballkanit, një histori e Lindjes, një histori që ka shumë lidhje me atë që ne kaluam.
Seksioni i parë i takon pikturave, që vijnë në formë të instaluar dhe janë disa peizazhe urbane të shesheve tona që flasin për periudha, histori, ngjarje, dhe në qendër të tyre është miti i monumentit, i cili krijon një dialog me objektet e tjera në shesh ose me simbolika të tjera që janë në sheshet tona. Një krijim shumë interesant është dhe në seksionin e dytë. Kinema “Republika” vjen si metaforë për tu lidhur jo thjesht me nostalgjinë e filmit, por për t'u lidhur me një aspekt social, mes filmit e njeriut, ku për publikun shfaqet dhe një film eksperimental. Ekspozita do të qendroj e hapur deri më datë 28, ndërsa hyrja është falas për publikun.