E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra e femijeve aktivitet per Nene Terezen

Qendra kombëtare kulturore e fëmijëve organizoi veprimtarinë “ Paqe e dashuri” në përkujtim të lumturimit të Nënë Terezës dhe 100 vjetorit të pavarësisë. Qëllimi i kësaj veprimtarie është të analizojë dhe të nxjerrë në pah përmes vetë fëmijëve vlerat e veprës poetike dhe jetësore të Nënë Terezes, si një mësim apo simbol për t’i trashëguar ato nga një brez tek tjetri.

Fëmijët e qendrës recituan poezi, kënduan këngë dhe grupi i letrareve të vegjël performoi i shoqëruar nga instrumentistët e vegjël të rretheve të muzikës. Gjithashtu në kuadër të 9 vjetorit të lumturimit u prezantuan edhe disa piktura dedikuar Nënën Terezës.

Jeta e Nënë Terezës është një lutje e habitshme, nisi nga Shqipëria u zhvendos në Irlande dhe shpaloset më pas në Indi . Figura e saj vjen nga Shqipëria ,por hapet me vrull në të gjithë botën. Vepra e saj është një port dashurie kundrejt qënies njerëzore, një port i vetëm përqafimi dhe paqeje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›