Ardian Ymeri, drejtori që nuk pranon komoditet
REPORTAZH/Një ditë me drejtorin e Spitalit Rajonal të Shkodrës
Nga Doriana Metollari
Hermesnews.org
Spitali Rajonal i Shkodrës, për kirurgun e njohur nga Shkodra Ardian Ymeri, 48 vjeç, do të thotë shumë orë pagjumësi dhe sfida të përditshme, por kur njeriu kërkon medoemos ti japë kuptim asaj që bën në punën e tij ditë më të mira vijnë gjithmonë: ndodhi dhe për Drejtorin aktual të Spitalit Rajonal në Shkodër.
Pas stresit të ditëve të para, gjithçka filloi katër muaj më parë, kirurgu Ardian Ymeri sot kthehet më i qetë në zyrën e tij. Brenda një tavolinë e gjatë, në krye të së cilës qëndron prej katër muajsh një karrige bosh. Ai është drejtori që nuk është ulur ende mbi të. Nuk e ndjeva të ulem në vendin e rehatshme të drejtorit, kur infermierët nuk kanë gjilpëra në duar, thotë ai.
Historia fillon para pak muajve dhe kur para syve pati një panoramë të mjerë të gjendjes në spital: pa gjipëra, pa ilaçe dhe ato ditë kuptoi se gjëja e parë që duhet të bënte ishte me e thjeshtë dhe e ndershme. Ardian Ymeri përveshi mëngët, bashkë me kolegë dhe infermierë për të zgjidhur fillimisht problemet më praktike dhe banale të punës së përditshme.
Gjithçka nisi nga disiplina dhe puna nga mëngjesi deri në darkë. Sistemova oraret dhe fillova të mbledh stafin çdo ditë, për të bërë një resume për gjendjen e ilaçeve, shpërndarjen e tyre, parregullsitë e punës dhe problemet.
Mbi të gjitha për ndryshoi mënyra e punës. Administrata nuk ishte mësuar të punonte sistematikisht. Personeli largohej kur ti tekej dhe kthehej kur t’i tekej gjithashtu. Edukimi me punën ishte një risi për ta problem që duhej zgjidhur. Nisëm nga A-ja, thotë Ymeri.
“Stafi nuk është lëvizur, por kam filluar nga edukimin dhe trajnimii tij”, tha Ymeri,Kërcitën telefonatat sapo mora përsipër drejtimin e spitalit, por është tragjike t’i heqësh dikujt kafshatën e gojës. Prandaj mendova se këtë kaos dhe trysni duhej ta zgjidhja në formën më të përgjegjshme të mundshme. Zyrat brenda spitalit funksionin si lemzë dhe nuk mbahej as orar, as inventar, as kërkohej shume llogari për prezencën e stafit në punë, thotë Ymeri.
Betejat me higjienën, ushqimin dhe ilaçet
Për kirurgun Ardian Ymeri është e rëndësishme të dëgjosh se çfarë problemesh ka stafi i tij që mblidhet çdo ditë me fillimin e orarit zyrtar të punës në orën 08:30. “Brenda ambienteve të spitalit, nuk gjeta as detergjente”, thotë Ymeri. Të mendosh që për një spital pastërtia është tejet e rëndësishme. Prandaj, kjo u fut në listën e gjërave për t’u bërë që në fillim nga stafi.
Kuzhinierët e spitalit që gatuajnë për pacientët nuk ishin në lartësi me ushqimin që u servirnin. Nisëm të kontrollonim mishin se nga vinte, bashkë me skadencën, qumështin se ku merrej dhe gatimin me higjienë në ambientet e kuzhinës. “Kishte tetë vite që mishi nuk njihej në spital, dhe ushqimi ishte mizerabël”, thotë Ymeri.
Ilaçet, janë një pikë e ndjeshme e pacienteve në spitalin e Shkodrës. Pacientet ishte te detyruar te blinin ilaçe nëpër farmaci, për shkak se spitali nuk ofronte as më minimalet. “Më lejo të falenderoj miqtë e mi, nuk do të kisha bërë asgjë pa to”, thotë kirurgu duke përmendur emrin e kryeinfermierit Halit Golemi dhe magazinierin Zija Muhija mbi të gjitha për gatishmërinë që shfaqen për të qenë të ndershëm në punën e tyre.
Ftesës për të furnizuar me ilaçe spitalin iu përgjigjen dhe shumë OJF që sollën medikamente falas për të sëmurët kur t’iu duheshin. “Pas kësaj mund të merrnim frymë lirisht. Ilaçet në spital janë në duar të sigurta dhe nuk shiten, as nuk vidhen, janë aty për të sëmurët siç donim”, thotë Ymeri, dhe pse ne këtë gjendje patën dhe repartin e emergjencës. “Karburanti vidhej dhe shpenzohej pa hesap”, thotë Ymeri. Ne vumë kontrollet, dhe kërkuam llogari për shpenzimet që bëheshin, çfarë solli një rënie drastike të shpenzimeve që beheshin pa hesap vetëm për karburant. Një rreth i mire bashkëpunëtorësh dhe orë pa gjumë, por që në fund patën rezultat të dukshëm dhe pse ai ka ende plane për spitalin.
Punë dhe formacion
Puna e përditshme ne spital shoqërohet dhe me formacion të vazhdueshëm të stafit. Drejtori i spitalit trajnon stafin spitalit online. Një herë në javë ai zhvillon kurse formimi në distancë mbi etikën, problemet në punë dhe organizimin e orëve më safin dhe punën në grup.
“Një risi, duke parë nivelin e administratës ku ndodhej më përpara”, thonë infermierët.
Trajnimi i vazhdueshëm nuk ndalet më kaq. Nëpërmjet një telekonferencave stafi i mjekëve shkëmben ide dhe projekte me koleget në vende të ndryshme të botës si ne Europe (Austri, Francë, Itali) dhe në SHBA, e Kanada, apo dhe në kontinentë te tjera. Kjo i lejon mjekëve të jenë në kontakt me njëri-tjetrin për t’u njohur me te rejat e fushës se mjekësisë, teoritë, dhe praktikën. Nëpërmjet telekonferencës janë bërë dhe operacione, thonë mjekët, ndërsa Ymeri shton se së shpejti do të trajtohet nëpërmjet telekonferencës kanceri i prostatës në konferencë, si një prej problemeve më të vona dhe më të mprehta me të cilën po haset mjekësia. Mjeket po përgatiten për këtë, thotë Ardian Ymeri.
Tenderimi. Pse të mos marrin pjesë mjekët ? Boll me buxhetin historik!
Ilaçet dhe fondet e akorduara për to. Tenderimi dhe pjesëmarrja e mjekëve nëpër borde. Janë të gjitha probleme që duhen parë nga një pikëpamje tjetër. “Propozimi im është që në tenderime të marrin pjesë dhe mjekët”, thotë Ymeri, për të rritur cilësinë e ilaçeve dhe për të hequr ato ilaçe që nuk mund të përdoren me (ilaçe të vjetruara). Kjo bën që mjekët të kontribuojnë me dijet e marra nëpër konferenca ndërkombëtare dhe shtete ku janë specializuar. Kjo do të rrisë cilësinë e jetës së pacienteve. Rreth 5.000.000 milione (te reja) ishte fondi i akorduar nga Ministria për ilaçet. “Kjo do të thotë se duhet të ruajmë dhe majën e ages, siç themi ne”, thotë kirurgu, i cili propozon që tenderat mund të jenë me çmime më të ulëta dhe të bëhen nga bordi i mjekëve, të cilët janë të aftë të kërkojnë cilësi në marrjen e antibiotikëve.
Ymeri pohon se “mjekët nuk kanë zë në kapitull”, dhe shpreson se kjo do të ndryshojë, mbi të gjitha shpreson se do të ndryshojë “buxheti historik”.
Kirurgu shkodran flet me ide të qarta për punën e tij dhe është i sigurt se “Privatizimi i hotelerisë brenda spitalit mund të rrisë cilësinë e shërbimit dhe të ushqimit për spitalin”, thotë Ymeri teksa na shoqëron drejt asaj që për pacientët është dera e shpëtimit, magazina e ilaçeve. E konsideron më të rëndësishme se zyra e vet. Kjo magazinë për shumëkënd qe burim fitimi, por në gjithë këtë etje për para, pashë dhe njerëz të përulur para qytetarëve me vetëdije se janë ne post për ti shërbyer atyre dhe kjo siç tha njëra prej infermierëve teksa zbret shkallët “ka doktorë që besojnë në betimin e Hipokratit” dhe në ditët e zymta kur u duhet të lënë familjet për operacione te vështira. Këta njerëz besojnë se profesioni nuk është politikë. Për ne gazetarët lajme të tilla quhen reklama, por unë besoj se njerëzit duhet ta dinë se një portë e hapur dhe e sigurtë është një rrugë drejt mirëqenies dhe jetës.