Tevez: Në dhjetë leksione Konte më shpjegoi futbollin italian
Në një intervistë për të përditshmen italiane La Stampa, Karlos Tevez rrëfen kontaktet e para me skuadrat italiane, si dhe vendimin për tu veshur bardhezi. Ai thekson se i di mirë përgjegjësitë e marrjes së fanellës me numrin 10 të lënë më parë nga legjenda Alesandro Del Piero. Emri i tij në Itali u përmend si një lëvizje e mundshme tek Milani. Por Apashi tregon se përse transferimi nuk u krye. Karlitos është besnik, nuk do të më tradhtojë, kishte thënë administratori i Djallit, Adriano Galiani para pak muajsh. Por mënyrën se si rrodhën ngjarjet e sqaron lojtarit. Milani? Galiani këmbënguli për mua, por më thanë që ai nuk kishte para për të bindur Mançester Sitin. Sa i përket zërave për kalimin tek Interi në 2007, kalimi më linte në mëdyshje, sepse ishte një ekip që ishte duke u formuar edhe pse kishte fituar kampionatin, tregon sulmuesi.
Diferenca
Apashi tregon se e ka pasur të vështirë në fillim përshtatjen me Serinë A. Këtu në Itali është më e vështirë se sa në Angli, sepse më është dashur që të modifikoj diçka. Leksioni i parë është që në Itali nuk mundet që ta mbash topin për shumë gjatë, sepse nëse kalon kundërshtarin e parë ose të dytë, del një i tretë e të merr topin. Një sulmues duhet të jetë i zoti nga mënyra se si lëviz.
Konte
Lojtarit i ka bërë përshtypje metoda e punës së trajnerin Antonio Konte. Trajneri Konte më udhëheq në transformimin tim. Më ka këshilluar nja dhjetë gjëra që në fund u kthyen të sakta. Kur e kam thënë që ai i trajton detajet njësoj si Fergusoni e kam menduar vërtetë këtë gjë. Ai tregon edhe rolin e parapëlqyer në fushë. Jam një sulmues i dytë, e për këtë arsye ndihem mirë me modulin e Kontes. Nëse ai kalon në 4-3-3, do të doja që të isha sulmuesi qendror. Të qenit larg portës nuk më pëlqen, merren pak topa dhe unë kam nevojë të jem në qendër të lojës. Golat? Do të varet nga sa topa do të marr.
Del Piero
Tek Tevezi rëndon hija e legjendës Del Piero, por ai këtë çështje e mendon kështu: Ma kanë treguar historinë dhe unë e pranoj përgjegjësinë për të mbajtur numrin 10 në shpinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me del Pieron unë jam përballur kur ishte tek Siti, por fakti që kam qenë në Angli, bën që ta heq disi këtë peshë që kam mbi supe. Atje, edhe kampionët e kalibrit të tij kishin pak rëndësi. Anglezët flasin dhe interesohen vetëm për atë që ndodh ën shtëpinë e tyre.
Champions
Në pritje të shortet të Ligës së kampioneve, argjentinasi tregon preferencat. Çfarë pres unë nga shorteu? Për të fituar Championsin duhet që të jesh më i zoti nga të gjithë. Ne ndoshta na mungon diçka për të qenë më të mëdhenj se të gjithë, por gjithsesi do ta provojmë.