E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argëtojnë kafshët

04/05/10 18:46

Banorët dalin jashtë dhe fillojnë të ushqejnë disa nga kafshët. Gjatë kësaj kohe ata diskutojnë për kafshët dhe për kujdesin që duhet që të tregojnë për to. Banorët kanë marrë disa herë udhëzime se si mund ti trajtojnë kafshët dhe se si mund ti ushqejnë ato. Edhe pse është e vështirë që të kujdesesh për disa kafshë që nuk ngjasojnë, për banorët në BB kafshët janë bërë një pjesë e rëndësishme në shtëpi. Madje tek kafshët banorët kanë gjetur edhe miq të rinj me të cilët edhe flasin. Erioni hedh idenë që ata të bëjnë diçka ndyshe me kafshët ku për shembull mund të zbukurojnë ponin, ose mund ti veshin rroba majmunit. Kështu banorët diskutojnë që të ndryshojnë sjelljen ndaj kafshëve dhe të bëjnë diçka më tepër për ti argëtuar ato, por edhe për tu argëtuar vetë. Jetmiri shkon dhe merr ponin dhe fillon ta shëtisë në oborr. Pas tij kalin e merr Klodi i cili e fut edhe brenda në shtëpi, madje në dhomën e gjumit. Domenika u thotë banorëve që të mundohen që të mësojnë ponin që të ulet, ose të bëjë veprime të tjera. Më pas ata mblidhen përsëri në oborr. Jetmiri hedh idenë që të bëjnë një garë me lepujt. Banorët fillojnë të ndjekin lepujt dhe të argëtohen duke luajtur me kafshët që kanë në shtëpi për një kohë të gjatë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›