E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidman mund Aniston’in

Nicole Kidman ka mundur në vallëzimin “hula dance-off” Jennifer Aniston që u mbajt në Hawaii.

Bukuroshet e Hollywoodit, të cilat janë në këtë vend në xhirime të komedisë romantike “Just Go With It” në ishullin Maui pas një “ndërprerje” kanë vendosur për ta sfiduar njëra-tjetrën duke mbajtur një garë vallëzimi –të cilën, pas një betejë të ashpër, e fitoj Nicole.

“Ato kanë qenë shumë të lidhura së bashku dhe janë dukur sikurse shoqe të mira, janë mbajtur nëpër litar, kanë qeshur, bërë humor dhe kanë ngacmuar njëra-tjetrën”, tha një burim për RadarOnline.

“E premtja ishte shumë gazmore pasi ato vendosen që të shtyhen më njëra tjetrën në vallëzim. Ne të gjithë kemi gjykuar vallëzimin e tyre, i cili ka qenë pesë minuta për gjithsecilën”.

Çifti janë duke punuar shumë në këtë film i cili pritet që të mbledh një numër të madh të adhuruesve në mbarë botën.

“Ky vallëzim ishte ashtu çfarë është filmi gjatë tërë kohës, i mbuluar me argëtim dhe lojëra që është një mrekulli”, tha burimi.

“Ku mund të jetë filmi më argëtues që është xhiruar ndonjëherë dhe është e sigurt që do të jetë i tillë kur të përfundoj”.

“Si Jen ashtu edhe Nic janë absolutisht të mrekullueshme. Ato janë duke luajtur një film që do të jetë në shtëpinë e gjithsecilit”.

Në filmin Just Go With It luan edhe Adam Sandler si një mjek i operacioneve plastike që quhet Patrick, por i cili i frikësohet përkushtimit të tij ndaj të dashurës së re, që luhet nga modelja Brooklyn Decker, që tashmë ai është martuar.

Jennifer do të luaj rolin e gruas mashtruese Palmer, përderisa Nicole do të paraqitet në rolin e Rea Ann Devlin.

Nicole (42) dhe Jennifer (41) kanë njër paraqitje shumë të mirë dhe janë duke marrë edhe këshilla për modën në këtë film.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›