E Diel, 1 Nëntor 2026

Argita Malltezi lind djalë, kryeministri shtohet me një nip

Pas tri vajzave, Dasara, Dalila dhe Amla, znj. Malltezi solli në jetë dhe djalin e parë

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, bëhet sërish gjysh, duke provuar një emocion të veçantë, atë të lindjes së nipit më të vogël në familje. Argita Malltezi, vajza e çiftit kryeministror, lindi fëmijën e saj të katërt në Spitalin Obstetrik- Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë. Pas tri vajzave, Dasara, Dalila dhe Amla, znj. Malltezi solli në jetë dhe djalin e parë. Mësohet se vajza e çiftit kryeministror është asistuar nga mjekët më të mirë të vendit, një ekip profesional i drejtuar nga mjeku gjinekolog, Halim Kosova. Gjithashtu, bëhet e ditur se gjendja e Argita Malltezit dhe e foshnjës është shumë e mirë. Në pritje të lindjes së foshnjës, ishin edhe familjarët e saj. Mëngjesin e djeshëm, të pranishëm në mjediset e spitalit gjinekologjik ishin edhe prindërit e Argitës, Sali dhe Liri Berisha. Lumturia në familjen Malltezi dhe Berisha ishte e madhe. Kryeministri ka një marrëdhënie të veçantë me tre mbesat, me të cilat shpesh është parë dhe në publik, duke bërë shëtitje në qendra tregtare apo në Dajt. Berisha ka gjetur gjithmonë kohë për të qëndruar pranë tyre pavarësisht impenjimeve shtetërore. Burime familjare flasin për një lidhje të veçantë mes tij dhe mbesave, lidhje që tashmë do të marrë një dimension të ri me ardhjen në jetë të një djali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›