Argita, mblidhni babin!
1./I biri i Sheqers pa sheqerna në gjak
Zonja Malltezi, është hera e dytë që po të shkruaj publikisht.
Ndoshta herën e parë e kisha ekzagjeruar disi me fantazinë time erotike dhe gjuhën e rëndë me të cilën të portretizoja por do ti që nuk jam bërë pishman. Me çka nxori sot yt atë nga goja përfundimisht paskeni degraduar. Dhe po ta them publikisht, ti je fajtorja kryesore. Ti, yt vëlla dhe nëna jote po lejoni në mënyrë flagrante që devijimet psiqike dhe shfrenimi kafshëror i Sali Berishës të zyrtarizohet tashmë si një standard natyror e organik në raportet politike pozitë-opozitë, në raportet njerzore i fortë-fraxhil, qytetar-viçidols.
Argitë po të flas e po të shkruaj jo vetëm si bashkëkombas e taksapagues, jo vetëm si bashkëmoshatar e i shkolluar, jo vetëm si evropian e qenie njerzore, jo si nëpunës administrate apo gazetar por edhe si rrob i zotit: nëse u ka mbetur ende mbi cipën e lëkurës pak sedër e njerzillëk, bëni kujdes!
Folini natë e ditë dhe vëreni në sedër. Po u turpëron e po u tjetërson deri në shtatë breza. Po nxit vëlla-vrasje e poshtërime krahinore. Po lyp gjak të pafajshëm shqiptarësh në këtë 100 vjetor pavarësie, po bëhet qesharak dhe i rrezikshëm më keq se në 1997 e tij.
Fol me Xenin dhe vendosni ti qëndroni rëndë këto ditë. Mos i bëni lajkat e rradhës dhe ju lutem ndaloni për dy-tre javë ti kërkoni favore për familjet dhe miqtë tuaj. Liria le të mos i gatuaj asgjë këtë kohë në shenjë proteste dhe le të ngordhë si qen disa ditë nga uria. Mamaja as mos i shkojë në dush t’ia shkumëzojë trupin por lereni të palarë madje as brekët dhe kanatieret mos ia ndërroni. Lereni ti vijë erë e ndotur trupi ashtu siç i vjen erë goja nga mallkimet e poshtra dhe kërcënimet që nxjerr në parlament.
Dënojeni Argitë kësaj here.
Jepini një mësim të mirë e porsi heremit abandonojeni deri sa të bëhet pishman.
Po u korit Argitë, po u nxin me fis e me krushqi aq sa edhe vjehrri yt historiani Luan Malltezi nuk po gjen dot tjetër personazh nga antikiteti dhe mesjeta e egër ta krahasojë.
Po na turpëron Argitë, po na nxin si racë e me të drejtë fqinjët tanë ziliqarë argëtohen tek dëgjojnë kërcënime kaq makabre nga goja e kryeministrit të një vendi evropian 1 orë larg Athinës së filozofisë dhe politikës, 1 orë larg Selisë së shenjtë dhe Bolonjës universitare, 2 orë larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s, 2 orë larg gjykatës së Strasburgut dhe asaj të Hagës, 3 orë larg BBC-së dhe Oxfordit, 7 orë larg Pentagonit apo Shtëpisë së Bardhë.
Argitë fol me mamkën e Xenin dhe vendosni të bëni diçka.
Nuk mund të shtyhet kështu asnjë orë më tepër. Ju tashmë jeni prindër dhe ky merhumi juaj është bërë dhe gjysh të paktën 6 herë. Folini se do lerë nam ndonjë ditë dhe në vend të përrallave me Kësulëkuqen, Borëbardhën dhe Pinokun do i lemerisë nipërit dhe mbesat me historitë e vrasjeve të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Tashmë në kalendarin e tij pervers të gëzimeve apo lumturisë nuk ka ditë të shënuara si klasiket 14 shkurt, 7-8 mars, 1 qershor, 25 dhjetor,31 dhjetor. Laj-thaj logjika e tij e pjerdhur tashmë ka të gdhendur vetëm një datë, 21 janarin e përderisa e përmend shpesh si mburojë&kërcënim kjo tregon se ai po frigohet, po trembet. Kjo tregon se fundi i tij i pamshmangshëm do të jetë qelia e ftohtë e 313-s ose ndonjë nga dhomat e mirësiguruara që Dr. Mentor Petrela mban në kësi rastesh për miqtë e tij te Spitali 5.
Argitë, tregohu më elastike kësaj here.
Pasurinë dhe katandinë nuk mund ta mbroni me kërcënimet e babit por shërbimi më i mirë që mund ti bëni vetes është shmangia dhe largimi i tij nga çdo shfaqje politike publike. Ju po acarroni nervat dhe po bëni që një komb i tërë të humbasë durimin duke përjetuar e dëgjuar monstruozitetet e babait tuaj.
Argitë, tregohu e hapur dhe aspak hipokrite.
Tregona çfarë produkti qenka ky babai juaj?
Kaq keq qenkan sjellë prindërit e tij me të? Duket që është i keq ushqyer me dashuri, duket që vjen nga një familje barktharësh, duket që vjen nga një familje shpirttharësh, duket që ka jetuar mes amullisë kafshërore ku në vend të përkëdheljes kërciste druri kokës, në vend të puthjes jehonte patllakja bjeshkëve, në vend të fjalës së ngrohtë inçesti bënte kërdinë në shpellën kasolle.
Argitë, durimi po humbet. Nuk mundet të mbani peng një republikë dhe njerzit e saj. Thirrini mendjes Argitë. Ky vend e ka tashmë në memorien e tij 1997-n dhe sa herë humbet durimi vlon i madh e i vogël. Atëhere edhe logjika del jashte loje dhe porsi në Sirte të Libisë nuk i mbyll hesapet as opozita e as liderët e saj.
Argitë mblidhni mendjen dhe tregohuni largpamës. Folini qartë e prerë babait tuaj plak të shëmtuar. Koha nuk pret. Ky vend do tu shporrë njëherë e përgjithmonë e keni për të degraduar të gjithë porsisi kryespiuni i babait tënd Gazidede. Bëni kujdes sepse atëherë as pasuria e as paratë nuk do të kenë vlerë kur si minj gjirizesh do të jetoni fshehur, fshehur dhe larg, fshehur me turp e frikë diku në Tabriz të Iranit.
2./Se parakalo qirje!
I dashur Kryepeshkop. Hirësi Janullatos.
ëse je burrë, nëse vërtet përfaqëson vlerat fisnike të kristianizmit ortodoks do të fitoje respektin edhe të muslimanëve dhe të çamëve nëse të djelën e Pashkës do të nxjerrësh jashtë shtëpisë tënde babain e Argitës. Sali i Sheqeres pa sheqerna në gjakun e tij të përzjerë turko-shqiptar, do të të vijë për urimin e Pashkës por ti thjesht nxire jashtë dere, thjesht merr në dorë ndonjë dhjatë të re me kapak të trashë dhe gjuaji kokës e shaje. Shaje fort sa të oshëtijë Jeruzalemi, Konstandinopoja dhe Athina:
-Hajde gamisu more malaga, gamisu more othomanos!!!
facebook.com/bledi.mane
