E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina, Maradona “tallet” me listen

Miqesorja e 10 shkurtit me Xhamajken, trajnerit te Argjentines, Maradona, duket se nuk i intereson shume.   
Tekniku eshte bere serish protagonist per shkak te listes ku bejne pjese edhe lojtare te padisponueshem.Fillimisht ai futi ne liste kater lojtare te Estudiantes, por pasi mori vesh se ata jane te impenjuar ne Kupen Libertadores, i zevendesoi me kater emra te tjere. Tjeter gafe eshte edhe thirrja e Pereyra-s, i cili vuan nga nje demtim ne hunde. Ne kete pike, Maradona mori serish gomen duke fshire emrin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›