E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli ndryshon vetëm vendimin për Mukën

Komisioni i Apelit të Federates Shqiptare të Futbollit në vendimet e ndëshkimit që kishte marrë ditë më përë për klubin Tirana, drejtuesit, trajnerin dhe futbollistin Devis Muka ka ndryshuar vetëm vendimin për këtë të fundit.
Në mbledhjen e sotme Komisioni i Apelit ka vendosur që të reduktojë nga 8 ndeshje në 6 pezullimin për kapitenin e ekipit të Tiranës Devis Muka, ndërkohë që vendimet e tjera të disiplines mbeten në fuqi.
Kështu vendimet e 26 janarit të këtij komisioni mbeten ende në fuqi vendimi që skuadra e Tiranës do të luaje 4 ndeshje pa tifozë, gjoba prej 300 mijë lekësh dhe pezullimi për një vit i trajnerit Alban Tafaj për goditjen ndaj lojtarit të Dinamos Elis Bakaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›