Argjentina humbet me Brazilin, rrezikon botërorin
Nga ana tjetër, Brazili ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, duke qenë e vetmja skuadër që merr pjesë në të gjithë Kupat e Botës të zhvilluara deri tani.
Mbrojtësi Luizao hapi serinë e golave në minutën e 24-t, me një gjuajtje të bukur me kokë. Vetëm shtatë minuta më pas Luis Fabiano dyfishoi rezultatin për skuadrën e drejtuar nga Karlos Dunga me një gol të shënuar pas një rrëmuje në mbrojtjen argjentinase.
Sulmuesi Argjentinës realizoi edhe golin e tretë në minutën e 23-të të pjesës së dytë, pas një asisti fantastik të Kaka, vetëm tre minuta pasi Datolo kishte shkurtuar diferencën me një supergol nga rreth 30 metra.
Kështu, Brazili shkon në kuotën e 30 pikëve, duke u kualifikuar për në Afrikë, kurse Argjentina rrezikon mospjesëmarrjen, pasi ndodhet në kuotën e 22 pikëve.