E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhindi, 20 persona nën hetim

Prokuroria ka urdhëruar shoqërimi e këtyre personave që kanë lëvizur atë në qytezën e Roskovecit, e midis tyre dyshohet se është edhe vrasësi.

Megjithatë, ende nuk është zbuluar autori i krimit, që vijon të mbetet misterioz. Prokuroria thotë se moslenia e gjurmëve në vendngjarje, si dhe lëvizjet e autorëve, kanë bërë të dyshohet se vrasja është mafioze. Kompanitë celulare nga ana tjetër i kanë ofruar Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionet për lëvizjen e personave gjatë asaj nate.

Gjithsesi, asnjë informacion nuk të çon tek autorët e krimit.  Cdokush mund te jete banor ose mysafir ne kete qyteze, por prokuroria thote se mospasja e provave te tjera i ka detyruar qe te verifikojne cdo detaj te mundshem. Deri ne kete moment, dosja eshte e tejmbushur me prova dhe deshmi te familjareve dhe personave te tjere qe mund te ndihmojne hetimin, por pa nxjerre ndonje gje ne drite.

Në tetë fashikujt e prokurorisë nuk ka as më të voglin dyshim për faktin se përse u ekzekutua deputeti socialist Fatmir Xhindi. Prokuroria thotë se janë verifikuar detajet më të vogla për vrasjen e deputetit. Tre janë pistat kryesore ku përqëndrohen hetimet: Fatmir Xhindi, mund të jetë vrarë për shkak të detyrës; për një konflikt të vjeter në vitin 1997; dhe për shkak se ka influencuar në një vendim gjyqësor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›