E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina mposht Portugalinë

Argjentina ka arritur që të mposhtë me vështirësi Portugalinë në miqësoren e zhvilluar në Stade de Geneve me rezultat 2-1, që pa përballë dy prej futbollistëve më të mirë në planetin Tokë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Pavarësisht faktit se kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore, ishim dëshimtarë të një spektakli të vërtetë futbollistik. Sa në njërën anë Lionel Messi bënte shaka me mbrojtjen e Portugalisë, sa nga ana tjetër Cristiano Ronaldo ishte i pa ndalshëm nga Albicelestët. Nuk munguan as duelet mes dy titanëve…

Argjentina e nisi më mirë këtë takim, me disa aksione të mira në të cilat ishte i përfshirë Lionel Messi. Ishte pikërisht Messi ai që me anë të një pasimi masestral e vendos para portierit Angel Di Marian, i cili nuk e ka pasur problem që ta parabolojë portierin Eduardo (14’).

Që nga ky moment më aktiv fillon të bëhet Ronaldo. Pas disa tentimeve, vigani portugez me shpejtësinë e tij arriti ta shfrytëzonte një pasim të Hugo Almeidas për të shënuar golin e barazimit. Në fund të pjesës së parë Ronaldo pati edhe një mundësi tjetër kur me kokë qëlloi shtyllën.

Pjesa e dytë ishte më monotone, por se Ronaldo nuk ka çfarë të kërkojë në maje të listës së realizatorëve, si në La Liga ashtu dhe në ndeshjet miqësore, e tregoi rivali i tij Lionel Messi, që realizoi nga pika e bardhë e shkaktuar pas një ndërhyrjeje të Coentraos në Zabaletan (90’).

Kjo fitore e Argjentinës nuk kishte karakter tjetër pos prestigjit si për Portugalinë, ndërsa pos të tjerash vlen të përmendet rivaliteti i jashtëzakonshëm i Ronaldos dhe Messit, i cili pritet që të intensifikohet në javët e muajt në vazhdim.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›