Mourinho garanton çerekfinalen

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 18:34
Jose Mourinho është i bindur se Real Madrid do ta eliminojë Olympique Lyonin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Kam respekt të madh për Lyonin. Kjo skuadër nuk ka humbur asnjëherë nga Real Madrid dhe në sezonin e kaluar i ka eliminuar Merengues, por jam i sigurt se do të fitojmë dhe do të kualifikohemi në çerekfinale”, deklaroi trajneri portugez.
Lyon dhe Real Madrid do të përballen në mes vete më 22 shkurt në Francë, derisa loja e kthimit do të jetë në Bernabeu më 16 mars.