Argjentina ndaj Shqiperise
Të zgjedhurit kuqezinj duhet të përgatiten për më të keqen. Më 20 qershor, pra të hënën, trajneri i Argjentinës, Sergio Batista, ka vendosur të provojë një artileri të rëndë të kombinuar në fushë përballë Shqipërisë. Një treshe sulmi e përbërë nga Lionel Mesi, Karlos Tevez dhe Ezekiel Laveci, do të vendosen përballë miqve nga Ballkani, në fushën e stadiumit “Monumental” të Buenos Airesit, një eksperiment që trajneri argjentinas është i detyruar që ta bëjë në prag të ndeshjeve të Kupës së Amerikës që fillojnë më 1 korrik.
Vëmendja kryesore e përzgjedhësit argjentinas është të harmonizojë dy sulmuesit e tij të shquar, Mesi dhe Tevez. “Çelësi për ne është Tevez, - thotë ai për gazetën “La Nasion”, - është themelore që të bëjmë të mundur që Karlos të luajë në krah të Leos, por kemi edhe dy javë kohë për këtë”.
Miqësorja ndaj Shqipërisë, është pikërisht në funksion të Kupës së Amerikës dhe pas vendimit për të lënë jashtë skuadre, Martin Palermon, Batista, do të jetë i detyruar t’i provojë që më parë idetë dhe skemat e tij taktike.
Dihej që më parë, por përshtypja shtohet kur shikon emra të tillë si Mesi, Tevez apo edhe Laveci, se përfaqësuesja shqiptare është përballë një kërcënimi të madh, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore.
Ky takim vjen ndoshta në momentin më të keq për trajnerin Kuzhe dhe të zgjedhurit e tij, pasi nuk do të ketë në dispozicion lojtarë të tillë si Cana, Curri apo Bogdani, në dyshim tepër të madh janë Teli dhe Agolli, ndërsa disa të tjerë po presin nëpër plazhe, për të ardhur në grumbullim.