E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina, ngjall xhelozi tek koleget

Tiranë, 15 gusht - Ndonëse ende e re në botën e muzikës, ajo me këngët dhe klipet e saj është duke rrëmbyer vëmendjen e qindra e mijëra njerëzve, madje shpesh herë është duke ndezur dhe xhelozinë tek koleget e saj në muzikë. Simpatikja, Argjentina Ramosaj ka publikuar gjatë kësaj jave klipin e saj më të ri, të realizuar në bashkëpunim me një studio produksioni në Holandë. Klipi ka ardhur në dy versione, në versionin shqip dhe atë anglez. Kënga me titullin “Tip”, ka hasur një pranim shumë të mirë tek dëgjuesit dhe duket se do të zërë një vend të rëndësishëm në play listat e diskotekave shqiptare.

Pa shijuar ende mirë suksesin e këtij klipi, Argjentina ka nisur dje xhirimet edhe për videoklipin e ri në Dhërmi të Vlorës. Përgjatë gjithë kohës, Argjentina ka mbështetjen e të fejuarit të saj, Valonit, i cili përkrah çdo ide të saj. Halla e Argjentinës, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj, propozon me të madhe në facebook.com emrin e së mbesës si një talent të ri në muzikë, madje ajo tani më krenohet me të, transmeton ballkanWebi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›