Argjentina pasuron edhe Adidas-in, fanella e Messit “sold out”

Për Adidas-in, Katar 2022 ka qenë një minierë ari. Sponsori teknik i Botërorit zbuloi se vetëm në katër mujorin e tretë të vitit që po mbyllet ka regjistruar një rekord arkëtimesh nga shitjet që kanë lidhje me eventin. Mësohet se për këtë periudhë kohe kompania e veshjeve sportive gjermane ka arkëtuar 349 milionë paund nga shitjet e artikujve sportive.
Pasioni – Sipas ekspertëve të marketingut mësohet se kjo shifër është ndikuar nga triumfi i Argjentinës në finale. Fanela e Argjentinës tashmë nuk mund të gjendet në asnjë cep të vendit në fjalë. Madje Adidas ka zbuluar se për të përmbushur kërkesat e tregut ka shtuar numrin e prodhimit të fanelave me tre yje.
Trendi – Zyrtarë të Adidas kanë zbuluar se kërkesa për artikuj sportivë ka qenë mbi normalen edhe para Botërorit. Në këtë periudhë ata kanë regjistruar shitje me rreth 30% më shumë nga mesataraja e sezonit.
Premtimi – “Shumë shpejt në treg do hedhim edhe fanellën e re të Argjentinës. Kemi patur shumë kërkesa dhe për këtë arsye po nxitojmë që t’i përgjigjemi kërkesave të tregut”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë gjermane. Siç dihet vetëm kombëtarja e Argjentinës ishte mes tetë skuadrave më të mira të kompeticionit që ka Adidas-in si sponsor teknik