E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthimi i kampionëve, 18 të plagosur gjatë festimeve në Buenos

Në festimet e organizuara në Buenos Aires për futbollistët argjentinas që fituan Kupën e Botës në Katar, u plagosën të paktën 18 persona, gjashtë prej tyre me pasojë transferimin në spital. Kështu shkruan agjencia e lajmeve Telam. Për të gjithë, shton agjencia, diagnoza fillestare ishte “trauma e shumëfishtë” në gjymtyrët e poshtme ose të sipërme, kryesisht për shkak të rënies nga pemët, semaforët apo urat.

Incidenti më spektakolar përfshiu dy tifozë, të ulur në këmbët e një ure. Të dy u përpoqën të hidheshin brenda autobusit të hapur në të cilin udhëtonin Messi dhe shokët e tij, dhe nëse njëri nga të dy ka pasur sukses në këtë ndërmarrje, tjetri është përplasur me forcë në pjesën e pasme të mjetit, duke përfunduar në asfalt dhe është ndihmuar menjëherë nga të pranishmit.

Paura in Argentina, due tifosi si lanciano sul pullman da un ponte: uno cade sulla folla <span style="color: rgb(153, 0, 0);">VIDEO</span>

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›