E Enjte, 5 Nëntor 2026

Argjentina, sa frikë në fluturim: ulja vonohet me gjysmë ore

Nuk ishte një udhëtim i thjeshtë, ai që e dërgoi Argjentinën në super-ndeshjen kundër Brazilit. Një ndeshje që mund t’i garantojë kombëtares së Scalonit të fitojë një biletë për në Botërorin e Katarit, por në të cilin skuadra arriti me një frikë të madhe. Ulja në San Juan, ku do të zhvillohet sfida sonte, në fakt ishte shumë e ndërlikuar për shkak të erës së fortë që u ngrit në një rreze prej 12 kilometrash mbi qytet në momentin e mbërritjes së avionit që mbante ‘Albiceleste’.

Lëvizja me 75 kilometra në orë në fakt kanë etyruar kullën e kontrollit të Aeroportit Ndërkombëtar të San Juan për të shtyrë uljen, duke e detyruar avionin të qëndrojë për 30 minuta në lartësi të madhe, duke fluturuar mbi strukturë. Në një moment, u konsiderua edhe hipoteza e zhvendosjes së uljes në Mendoza. Më pas, megjithatë, më në fund  zbritja u zhvillua në mënyrë të sigurtë në destinacionin fillestar.

Me të mbërritur në tokë, problemet nuk mbaruan, pasi sërish për shkak të  erës, delegacioni argjentinas u detyrua të qëndronte brenda avionit për një kohë të gjatë para se të dilte jashtë. Një frikë e madhe që të gjithë do ta kishin shmangur me kënaqësi, me pak fjalë, sidomos në funksion të një ndeshjeje kaq të rëndësishme. “Por mund të ishte më keq”, komentoi një zëdhënës i kombëtares së Albiceleste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›