Play Off, Italia rrezikon përballje “ferri”

3 grupe, 12 skuadra në total për vetëm tre vende. Play offi i Kupës së Bootës për zonën europiane do të jetë një betejë e vërtetë. Emra të rëndësishëm dhe surpriza me kampionët e kontinentit të fundit të shtuar në listën e të fortëve. Italia e Mancinit pa fat dhe me shumë gabime në pjesën e fundit të fazës eleminatore, rikthehet pjesërisht në vitin 2017 pas tragjedisë që i shkaktoi Suedia.
Është pikërisht kjo kombëtare që rrezikon të peshkojë sërish skuadra e kaltër të shortin për fazën paly off që do të hidhet në datën 26 nëntor në Zyrih, plot 370 ditë larg startit të Botërorit 2022. Në total janë parashikuar 3 final four me gjysmëfinale dhe finale dhe sipas llogaritjeve, Italia momentalisht bën pjesë në vazon e 6 skuadrave të para, të cilat janë gjithashtu më të avantazhuara pasi do ta luajnë gjysmëfinalen në shtëpi ndërsa finalja do të caktohet me short.
Sipas UEFA-s, ditët e lira të gjysmëfinaleve janë 24 dhe 25 Marsi ndërsa për finalet 28 dhe 29 marsi. Nuk ka ende vazo zyrtare por mundësitë që Ronaldo, Ibrahimovic dhe Levandovski rrezikojnë të përplasen mes tyre, ndërsa për momentin është zyrtare që Portugalia, Rusia dhe Skocia bashkë me Italinë janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Suedia dhe Polonia ende por sipas të gjitha gjasave do të plotësojnë gjashtëshen e parë.
Gjithsesi, nuk është e thënë që kokat e grupit të mos ndeshen në finale dhe sipas të gjitha gjasave, Italia mund të peshkojë një mes Portugalisë, Polonisë apo Suedisë në sfidën e fundit që do të jetë edhe vendimtare për biletën botërore.