Argjentina, shtatë herë jashtë loje dhe tre gola të anulluar

Argjentina ka arritur të triumfojë minimalisht në pjesën e parë, 1-0 përballë Arabisë Saudite. Një 45 minutësh emocionues, që pas 11-metërshit të akorduar me VAR në 10 minutat e para dhe të finalizuar nga Messi, fati dukej se nuk ishte në anën e argjentinasve.
Në fakt, mbrojtja e vendosur lartë e kundërshtarit solli që të besuarit e Scalonit të gjendeshin shtatë herë në pozicion jashtë loje. Ndërkohë që u anulluan dhe tre gola, një për Mesin dhe dy për Lautaro Martinez.