Messi rekord! Argjentinasi i vetëm që ka shënuar në 4 edicione

Goli i shënuar nga Leo Messi në ndeshjen mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite solli një rekord për sulmuesin nga Rosario. Falë golit të nënshkruar në një goditje nga pika e bardhë, Messi bëhet i vetmi argjentinas që ka shënuar në katër edicione të ndryshme të Kupës së Botës: Gjermani 2006, Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022. Leo Messi është lojtari i pestë në historinë e Kupës së Botës që ka pushtuar këtë primat: para tij kishin pasur sukses Pele, Uëe Seeler, Miro Klose dhe Cristiano Ronaldo.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Diego Armando Maradona dhe Gabriel Omar Batistuta. Ish-ylli i Napolit mundi të shënonte në fazën finale të Kupës së Botës në Spanjë (1982) në Meksikë në vitin 1986 dhe në edicionin amerikan të vitit 1994. Ish-qendërsulmuesi i Fiorentinës kishte shënuar edhe në turneun amerikan, duke vazhduar të shënojë në dy edicionet e ardhshme në Francë (1998) dhe në Botërorin e organizuar në (2002) në Japoni dhe Kore.