E Enjte, 5 Nëntor 2026

Argjentinë-Brazil, vendos FIFA: ndoshta 0-3 në tavolinë

Një ndeshje që nuk u zhvillua, e mbushur me polemika në një situatë surreale të krijuar. Brazil-Argjentinë, si asnjëherë tjetër, FIFA është thirrur për ti dhënë drejtim situatës, të vendosë që të riluhet në një datë tjetër, apo të vendosë 0-3 në tavolinë, shoqëruar dhe me penalizime të tjera.

CONMEBOL është jashtë loje, duke lënë gjithçka në dorë të organit më të lartë të futbollit në botë, i cili megjithatë, i ka duart e lidhura përsa I përket aspektit kalendarik. Siç thekson O Globo, “me të gjitha shtyrjet për shkak të pandemisë, thjesht nuk ka një datë për të përshtatur një përsëritje të Brazili-Argjentinë”.

Është gjithashtu e pamundur të luhet përsëri në orët e ardhshme: argjentinasit tashmë janë larguar nga Brazili dhe të enjten mbrëma të dyja ekipet kombëtare do të duhet të luajnë kundër Bolivisë dhe Perusë. Do të ishte gjithashtu e rrezikshme për nervat, vetëm mendoni për fjalët e Messit të kapura nga kamerat mbrëmë: “Më dëgjoni, ne kemi qenë këtu për tri ditë dhe ata pritën që loja të fillonte për të na thënë që ne nuk mund të luanim?”.

Kjo është arsyeja pse hipoteza e parë, ajo e shtyrjes së ndeshjes së pezulluar dje, është më pak e mundshme. Prandaj, po shkohet drejt një disfate të paracaktuar për Brazilin, që gjithashtu rrezikon sanksione të mëtejshme, nga dënimi deri në skualifikimin e fushës, deri në ndalimin e ndeshjeve të mbetura kualifikuese në shtëpi. Kjo është pa marrë parasysh betejën e parashikueshme në nivelin e gjykatave që do të nisë: është e vështirë për Brazilin të pranojë një humbje në tavolinë, po aq e vështirë për Argjentinën të pranojë zgjidhje të tjera që nuk përfshijnë tri pikët automatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›