OKB konferencë ndihme për Afganistanin në 13 Shtator në Gjenevë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 13 shtator do të mbajë në Gjenevë të Zvicrës konferencë për të ndihmuar Afganistanin. Nevoja për mbledhjen e fondeve thërret këtë konferencë të nilvet më të lartë. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, në një deklaratë njoftoi se në Gjenevë do të mbahet një konferencë me pjesëmarrje të nivelit të lartë me qëllimin për të plotësuar fondin e nevojshëm për vazhdimin e ndihmave humanitare jetësore në Afganistan. Dujarric theksoi se edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të udhëtojë drejt Gjenevës për të marrë pjesë në konferencë. OKB-ja ka nevojë për një fond prej 1.3 miliardë dollarë për të vazhduar ndihmat humanitare në Afganistan, por që deri më tani janë plotësuar vetëm 39 për qind e këtij fondi. Ndërkohë thuhet se OKB-ja ka paralajmëruar se në Afganistan mund të përjetohet rreziku i katastrofës humanitare dhe se 38 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Zyrtarët e OKB-së theksojnë se një në çdo 3 qytetarë të Afganistanit nuk e dinë se nga do të vijë vakti i ushqimit të ardhshëm. Sipas kësaj, rreth gjysma e fëmijëve afganë nën 5-vjeç parashikohet se mund të përballen me ushqyerje të pamjaftueshme serioze brenda 12 muajve të ardhshëm.