Argjentine shperthim gazi 8 te vdekur

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë rezidenciale, në qytetin Rosario të Argjentinës, ka lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.
Ekipet e emergjencave janë ende duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit, që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, në katet e sipërme të ndërtesës. Sipas tyre, ekziston rreziku i shembjes totale të bllokut të apartamenteve, teksa edhe ndërtesat pranë tij janë prekur nga shpërthimi. Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, ka bërë të ditur kryebashkiakja e Rosario-s, Monica Fein. “I gjithë krahu ballor i ndërtesës 10-katëshe u shemb nga incidenti”, tha drejtori i Mbrojtjes Civile të Rosario-s, Raul Rainone, për gazetën Clarin. Më shumë se 50 apartamente janë shkatërruar totalisht në dy blloqe ngjitur. Personeli i shpëtimit po gërmon nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuar. Dëshmitarë thanë se shpërthimi, i cili ndodhi përpara orës 10:00 lokale, u dëgjua disa kilometra larg. “Isha në tualet kur ndodhi shpërthimi dhe tavani më ra mbi kokë. Humba gjithçka”, tha një banore e katit të 5-të, e identifikuar vetëm si Evangelina për gazetën La Nacion. Ajo shtoi se aksidenti në bllokun e apartamenteve në rrugën Salta, mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve në sistemin e gazit. “Dy javë më parë, dikush u përpoq të vidhte matësin e gazit. Një inxhinier pritej të vinte sot për ta riparuar atë, kështu që ishim informuar se gazi do të ndërpritej nga ora 09:00 deri në 14:00”. Rosario, vendlindja e futbollistit të njohur të Barcelonës, Lionel Messi, është qyteti i tretë më i madh i Argjentinës, pas Buenos Aires-it dhe Cordoba-s. / Top Channel