Ari Han do t
Federata ka publikuar dje listen emerore me 24 lojtare te perzgjedhur, kryesisht nga kampionati shqiptar, qe do te marrin pjese ne grumbullimin 9-ditor te Kombetares B ne Antalia te Turqise. Trajneri holandez, Ari Han, do te kete keshtu mundesine te shohe nga afer gjendjen e lojtareve qe luajne ne superlige. Sic eshte bere e ditur me pare, grumbullimi do te startoje me 14 janar dhe do te perfundoje me 23 janar, pak dite perpara nisjes se superliges. Do te kryhen nga dy seanca stervitore ne dite ne oren 10 dhe ne oren 15:30.
Ajo qe bie ne sy ne listen e botuar dje, eshte prezenca e vetem pese lojtareve, qe aktivizohen ne kampionatet e huaja. I pari eshte portieri Samir Ujkani, pronen e Palermos, i dyti eshte Shaban Ismaili, shqiptaro-maqedonasi, qe luan me skuadren U-19 te Shtutgartit, i treti Migen Memelli, pogradecari qe luan me suedezet e GAIS, i katerti Enea Koliqi, i cili aktivizohet ne radhet e Iraklisit dhe i pesti Ansi Agolli, qe momentalisht mbron ngjyrat e finlandezeve te Vasan Palloseures. Pjesa tjeter e lojtareve jane te gjithe nga kampionati shqiptar dhe shume prej tyre jane kontingjent fiks i Kombetares sone. Keshtu, Nevil Dede apo Klodian Duro jane elemente stabel ne skuadren kuqezi, Ilion Lika, Arjan Pisha, Elvis Sina, Tefik Osmani e sidomos Ansi Agolli e Blendi Shkembi jane njohje te vjetra te fanelles se Kombetares, ndersa te rinjte si Jahmir Hyka, Elis Bakaj, Andi Lila e Xhevahir Sukaj kerkojne te konfirmojne vitin e mire qe mbyllen. Skuadra e kampionatit shqiptar qe ka me shume lojtare ne kete grumbullim eshte Tirana me 7 prezenca, me pas vjen Partizani me 4, Vllaznia me 3, Dinamo 3 dhe ne fund me nga nje lojtar jane, Elbasani dhe Besa.
Anulohet miqesorja e dates 6 shkurt
Eshte anuluar miqesorja e parashikuar qe te zhvillohej me daten 6 shkurt. Nese nje dite me pare nga federata u theksuar se po behej maksimumi per te siguruar nje miqesore (me e mundshmja me Arabine Saudite), dje FSHF ka konfirmuar se trajneri Ari Han nuk ka ne plan asnje takim miqesor ne kete date sepse kerkon te shohe nga prane gjendjen e lojtareve kryesore te Kombetares qe aktivizohen ne klubet e tyre ne Evrope.
Portiere
1. Ilion Lika Elbasani
2. Enea Koliqi Iraklis FC
3. Samir Ujkani Palermo
Mbrojtes:
4. Nevil Dede Tirana
5. Andi Lila Besa
6. Erion Xhafa Tirana
7. Endri Vrapi Tirana
8. Tefik Osmani Partizani
9. Elvis Sina Tirana
10. Arjan Pisha Dinamo
11. Ansi Agolli Vasan Palloseura
Mesfushore:
12. Klodian Duro Tirana
13. Blendi Shkembi Partizani
14. Elis Bakaj Partizani
15. Jahmir Hyka Tirana
16. Gilman Lika Vllaznia
17. Paulin Dhembi Partizani
18. Bekim Kuli Dinamo
Sulmues:
19. Vioresin Sinani Vllaznia
20. Daniel Xhafa Tirana
21. Migen Memelli GAIS
22. Xhevahir Sukaj Vllaznia
23. Sabino Plaku Dinamo
24. Shaban Ismaili Shtutgart