E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, fillon gara per drejtuesit e rinj

Kandidatet e 6 fakulteteve te Universitetit te Tiranes nuk kane asnje rival, ndersa gara qe do te filloje sot pritet te jete e pameshirshme vetem per postin e rektorit, te dekanit te Mjekesise dhe atij te Shkencave te Natyres. Duke qene se 6 kandidate jane te vetem ne garen e tyre, ata mund te shpallen fitues, me nje kusht qe te kene marre mbi 33 per qind te votave te kolegeve te tyre, por edhe te studenteve.
Gara per postet drejtuese ne Universitetin e Tiranes pritet te jete e forte vetem per postin e rektorit, ku garojne 4 profesore. Behet fjale per ish-dekanin e Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ish-shefen e departamentit te Historise, Valentina Duka, ish-dekanin e Shkencave te Natyres, Llukan Puka dhe pedagogu i Ekonomikut, Bardhyl Ceku. Te kater kandidatet kane paraqitur programet e tyre, te cilat ia kane parashtruar studenteve dhe kolegeve te tyre gjate fushates zgjedhore, sipas rregullores se posacme te dale nga Ministria e Arsimit. Gara duket e forte edhe per postin e dekanit te Fakultetit te Mjekesise, ku garojne 6 kandidate. Behet fjale per ish-zv.dekanen Anila Gode, Arjan Pushi, Eduard Harshova etj. Ndersa edhe per postin e dekanit te Fakultetit te Shkencave te Natyres kandidojne 3 profesore.
Sipas kryetarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te Institucioneve Arsimore (KQZI) te Universitetit te Tiranes, Enver Roshi, 6 fakultete kane vetem nga nje kandidat. Behet fjale per Fakultetin Histori-Filologji, ku kandidon ish-rektori Shezai Rrokaj, Fakulteti i Shkencave Sociale, ku kandidon Theodhori Karaj, Infermieria, ku kandidon Petrit Bare, Fakulteti i Drejtesise me kandidatin e vetem, Skender Kacupi, Gjuhet e Huaja me kandidate Klodeta Dibren dhe per Fakultetin Ekonomik, ku kandidon profesor Omer Stringa. Kryetari i KQZI-se, Roshi, deklaroi dje se te gjithe keta kandidate pritet te votohen nga rreth 20500 studente, 770 pedagoge dhe rreth 300 punonjes te administrates universitare. Deri tani mesohet se nuk ka pasur asnje terheqje kandidati dhe per me teper asnje perplasje mes tyre. Kjo do te thote se, nese gjithcka behet gati nga ana teknike, gara fillon sot ne mengjes dhe mbaron ne oren 16:00.
Kushti per te fituar, marrja e 33% te votave
Sipas rregullores per zgjedhjet ne Universitete, shpallet fitues nje kandidat per rektor apo dekan qe eshte renditur i pari ne liste dhe rezultati i tij eshte jo me i vogel se 33 per qind. Ne rastet kur asnje kandidat nuk ka arritur ta marre shumen e duhur te votave, atehere brenda nje muaji nga dita e votimit, zhvillohet raundi i dyte i zgjedhjeve midis dy kandidateve me rezultatin me te larte. Dhe, ne rastet e balotazhit, serish shpallen votime.
Shezai Rrokaj
Ish-rektori i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj, eshte kandidati i vetem per dekan i Fakultetit te Historise dhe Filologjise. Rrokaj ka dhene doreheqjen nga posti i rektorit sapo u shpallen te hapura zgjedhjet ne universitete. Programi i tij duket ambicioz dhe synon qe te rrise nivelin e ketij fakulteti dhe diplomave te tij. Rrokaj pritet te drejtoje fakultetin, i cili kishte dy vjet pa drejtues, pas shkarkimit te Gjovalin Grudes.
Klodeta Dibra
Kandidatja e vetme per Fakultetin e Gjuheve te Huaja eshte Klodeta Dibra, shefe e Departamentit te Gjuhes Italiane prane te njejtit fakultet. Ajo eshte cilesuar si kandidatja me e pershtatshme per te drejtuar kete universitet. Dibra eshte cilesuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›