Ari Han, ne vend numero?
Arie Haan eshte i bindur se Shqiperia do te siguroje te pakten vendin e katert ne grupin eliminues te Boterorit 2010. Sipas zevendespresidentit te FSHF-se, Bujar Kasmi, Haan ishte shfaqur i sigurt mbi arritjen e ketij objektivi, ndersa ka deklaruar se kishte njohuri mjaft te mira per Shqiperine dhe lojen e futbollisteve te saj.
Arie Haan eshte i bindur se Shqiperia do te siguroje te pakten vendin e katert ne grup. Kjo eshte arsyeja kryesore pse trajneri holandez ka pranuar te marre drejtimin e kuqezinjve ne eliminueset e Boterorit 2010. Nje gje te tille e ka konfirmuar zevendespresidenti i FSHF-se, Bujar Kasmi, i cili bashke me kreun e institucionit te futbollit, Armand Duka, negocioi ne Vjene me trajnerin holandez. Kasmi ka bere te ditur se Haan ishte shfaqur i sigurt mbi arritjen e ketij objektivi, ndersa kishte deklaruar se kishte njohuri mjaft te mira per Shqiperine dhe lojen e futbollisteve te saj. Pikerisht optimizmi i holandezit ka shtyre edhe drejtuesit e FSHF-se t'i besojne atij stolin kuqezi, ku do te zevendesoje kroatin Otto Baric. Edhe Kasmi ka perseritur faktin qe perzgjedhja e trajnerit kete radhe ishte bere per te sjelle nje teknik me njohuri te thella dhe me shume pervoje. Sipas tij, kjo gje do te ndihmoje shume ecurine e Kombetares shqiptare per te arritur objektivin e saj kryesor te ketij edicioni, ngjitjen nje vazo me lart. "Ne jemi shume te kenaqur qe zgjodhem nje trajner te afte, te mirinformuar per futbollin tone dhe dashamires ndaj nesh. Sigurisht qe selektimi i tij erdhi pas nje procesi te gjate perzgjedhjeje, ku federata insistoi ne nje kandidature te njohur dhe me cilesi teknike me te spikatura", deklaroi Kasmi. "Ne mendojme se nje teknik i futbollit holandez do t'i beje pune Kombetares sone. Ajo qe ne synojme nepermjet punes se tij eshte ngjitja me lart ne renditjen ne grup dhe ne vazot e UEFA-s. Nga ana e tij, trajneri Haan ishte i bindur se mund te realizonte keto objektiva, ndaj pranoi fillimin e bisedimeve dhe me pas detyren e tij te re. Ai na tregoi se kishte njohuri te mjaftueshme per futbollin shqiptar dhe per futbollistet tane", shtoi ai. Tashme duket qarte se objektivi qe I eshte vene selektorit te ri eshte vendi I katert ne grup, per te kaluar Hungarine dhe Malten dhe per te shpresuar ne nje short me te favorshem ne eliminueset e Euro 2012, mundesisht ne nje vazo me lart. Per kete arsye, trajneri Haan i eshte ofruar edhe mundesia e rinovimit te kontrates aktuale sapo te arrihen keto objektiva. Nga ana e tij, holandezi ka premtuar edhe nje rinovim te grupit te lojtareve, duke perzgjedhur si nga Kampionati shqiptar, ashtu edhe mes talenteve shqiptare qe aktivizohen ne kampionatet me te njohura evropiane. Ne takimin me drejtuesit e FSHF-se, Haan ka komentuar edhe ndeshjet e Shqiperise me Holanden, ne te cilat ka pare realisht potencialin e perfaqesueses. Lojerat e mira ndaj bashkekombesve te tij e ka bindur holandezin te pranoje drejtimin e kuqezinjve, duke menduar se do te kete ne duar lojtare qe mund te thyejne Hungarine dhe Malten, pa harruar surprizen e zakonshme te eliminueset e fundit me rezultate pozitive ndaj ekipeve pretendente ne grup. Ne eliminueset per Boterorin 2010, Shqiperia ben pjesen ne Grupin 1, pjese e te cilit jane Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta.