E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisen per dasem, vriten vella e moter

Elona Elezi
TIRANE - Pasi u shpoi trupin me plumba Hajdar Puci gati-gati i qete tha vetem: "Mora hakun e dy cunave". Moter e vella te nisur per urim dasme, perfunduan te shpuar nga plumbat nga gjakesi i tyre. Tragjedia e radhes me motiv hakmarrjen ndodhi diten e djeshme, rreth ores 15.25 te pasdites ne lagjen numer 1 te Bathores. Bilbil e Mimoza Ferhati, 35 dhe 24 vjec, vella e moter, u vrane per hakmarrje nga i moshuari Hajdar Puci, 65 vjec, lindur ne Diber e banues ne lagjen numer 6 ne Bathore. Viktimat ishin veshur si per dasme, pasi po shkonin te benin nje vizite urimi tek nje miku i tyre qe martonte djalin. Por plaku gjakes u kishte dale ne prite dhe po priste gjakftohte te merrte hak per vrasjen dhe plagosjen e dy djemve te tij, tre vite me pare nga meshkuj te familjes Ferhati.
Vrasja e dyfishte
Bilbili dhe Mimoza ishin duke udhetuar me nje makine tip "Audi" ngjyre te zeze me targe TR 9433 B. Vajza ishte ulur ne sediljen e parme, dhe plaku ka qelluar kater here me pistolete ne drejtim te saj. Ajo ka gjetur vdekjen e menjehershme, nderkohe qe i vellai, pasi ka levizur per disa metra makinen, ka dale nga makina per te vrare plakun. Por dhe ai eshte qelluar me tre plumba ne pjesen e barkut dhe sipas burimeve mesohet se ka gjetur vdekjen rruges per ne spital, pasi plumbat i kishin prekur organet jetesore. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane arritur forca te shumta policore te komisariatit numer 5, mes tyre kreret me te larte te policise se kryeqytetit, drejtori Muhamet Rrumbullaku dhe nendrejtori Edmond Rizai. Me mberritjen ne vendin e ngjarjes u ngrit dhe nje grup hetimor per vrasjen. Ekspertet nisen punen per zbardhjen e plote te tragjedise si dhe u ngriten postblloqe per kapjen e autorit. Pas rreth dy oresh, trupi i vajzes u hoq nga makina dhe u transportua per ne morgun e Tiranes. Per rreth 15 minuta u be e mundur bllokimi e kapja e autorit ne hyrje te Institutit Bujqesor Kamez.
Hakmarrja
Ngjarja per te cilen mori hak, 65-vjecari ka ndodhur me date 16 prill te vitit 2004 pas nje grindje per motive te dobeta ne ambientet e nje lokali ne Bathore, ku vellai i viktimave, Bashkim Ferhati ne bashkepunim me persona te tjere, eshte konfliktuar dhe me pas ka goditur me thike dhe mjete te forta Ferit dhe Sefedin Pucin, ku Ferit Puci ka gjetur vdekjen ndersa Sefedin Puci eshte plagosur. Ne lidhje me kete ngjarje, te ndodhur ne vitin 2004, jane arrestuar ne kushtet e flagrances Kujtim dhe Petrit Gjeta, si autor te vrasjes e plagosjes se Ferit dhe Sefedin Puci, ndersa Bashkim Ferhati eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Ai eshte person i shpallur ne kerkim dhe aktualisht eshte denuar ne mungese me vendim te formes se prere te Gjykates se Krimeve te Renda me 21vjet burgim. Nderkohe, ne cilesine e proves materiale jane gjetur dhe sekuestruar ne vendin e ngjarjes 2 pistoleta tip TT, ne pronesi te viktimes, nderkohe qe autorit iu gjet arma e fshehur ne trup ne momentin e arrestimit.
Komshinjte, "Iu lut mos ta vriste"
Deshmitaret okulare te vrasjes duket se kane qene komshinjte e familjes ku do te behej dasma. Ata rrefejne per "Korrierin" tmerrin e pare me sy te vrasjes se dyfishte. Nje plake e moshuar, e cila jeton ne shtepine ku ka ndodhur dhe ngjarja tregon e tmerruar momentet kur ka pare vrasjen e motres dhe vellait te saj. "Degjova krisma dhe dola te shikoj e tmerruar se jashte kisha femijet e djalit qe po luanin. Pasi e qelloi ate vajzen e re, burri ndoqi djalin qe ishte ne timon. Dhe ne momentin qe i afrohet, teksa djali i lutej qe "mos me vrit", plaku i afrohet nga shume afer dhe pasi i thote "po marr hakun e djemve qe me vrate" qelloi mbi te disa here me pistolete.
Histori qe perseritet
Vetem disa dite me pare, 67-vjecari Hasan Onuzi, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, vret ne mes te dites kunatin e tij Jeart Doko, 47 vjec, per hakmarrje. Pasi zbrazi mbi te nje kreher me fisheke, plaku dorezohet dhe pohon me gjakftohtesi se ka vene ne vend drejtesine. Onuzi dyshonte se viktima ishte pergjegjes per zhdukjen e vajzes se tij Albana Onuzit ne vitin 1994, ne Itali, ku mendohet se eshte trafikuar per prostitute, dhe nente vite me pas, ne vitin 2003 per vrasjen e djalit te tij, Jetmirit. Gjate marrjes ne pyetje i moshuari pati deklaruar perpara inspektoreve te komisariatit numer 4 se ai pati marre hak per dy femijet e vdekur, jo tek kunatat e tij, te cilat jane fajtoret e verteta, por te kunati, pasi kanuni nuk e lejon vrasjen e femres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›