Ari shtrenjtohet edhe në Prishtinë

Në argjendaritë e Prishtinës një kilogram ari kushton 24 mijë e 300 euro ose 24,30 euro për një gram. Sipas tregtarëve, në tre muajt e fundit çmimi është në rritje të vazhdueshme. Atëherë një gram i metalit të çmueshëm kushtonte 22 mijë euro.
Tregtarët tërheqin vërejtjen se në Kosovë është vështirë të flitet për çmimin e vërtetë, meqenëse ai varet nga shkalla e përpunimit të metalit të çmueshëm dhe sasia e karatëve.
Tregu i arit në Prishtinë dhe përgjithësisht në Kosovë përcjell lëvizjet në bursat ndërkombëtare të mallrave, ndonëse ndikimi i tyre bëhet më ngadalë. Sipas raporteve të agjencive, çmimi i arit është në ngritje të përhershme. Ai edhe të hënën ka shënuar rekord tjetër, duke u ngritur në 1.132,95 dollarë për një uncë (33,3 gram). Kjo ngritje ka ndodhur kryesisht për shkak të rënies së vlerës së dollarit.
Agjencia Reuters raporton se orientimi i investitorëve kah metalet e çmueshëm ka ndikuar që edhe platini dhe paladiumi të arrijnë kuotat më të lartë.
Analistët parashohin se çmimi i arit do të mbetet në këtë nivel deri kah fundi i këtij viti.