Vala, 2 në 1
Operatori publik mobil Vala, nga e marta ka nxjerrë në treg ofertën speciale, SIM kartelën me çmim prej vetëm një euro, e cila do të ketë dy euro kredi.
Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, thotë se kjo ofertë është pjesë e pakos atraktive të shërbimeve për festat e fundvitit.
Në njoftimin për media të këtij operatori thuhet se oferta për SIM kartelën 1 euro do të jetë në sasi dhe afat të limituar, megjithëse nuk jepen të dhëna se sa kartela do të nxirren në shitje.
Vala premton se të gjitha produktet që do të lansohen do të jenë me çmime shumë të volitshme dhe konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend.