Arian Bellai rinovon kontratën, me Vorën në Superiore

Arian Bellai do të vazhdojë të jetë trajner i Vorës dhe në sezonin e ardhshëm. Pas suksesit të arritur në sezonin e kaluar, ku u kurorëzuan me titullin kampion në Kategorinë e Parë dhe rikthimin në Abissnet Superiore, palët kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën dhe për një sezon tjetër.
Njoftimi i klubit:
“Arian Bellai do të jetë trajneri i Vores edhe për sezon tjetër”
Tekniku dhe presidenca kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.
Pas shpalles kampion i Kategorisë së parë dhe arritjes së objektivit për rikthimin në Superiore, presidenca ka konfirmuar trajnerin Bellai në krye të stafit teknik.
Urime Arian!