E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arizona, protesta për ligjin e emigracionit

Ligji për emigracionin ka ndarë më dysh Arizonën në Shtetet e Bashkuara. Jashtë gjykatës federale në Feniks protestuan të dyja palët, ato në favor dhe ato kundër ligjit në fjalë. Protesta u organizua ndërsa administrata Obama kërkon mendimin e gjykatës nëse ligji i ri për emigracionin e paligjshëm bie në kundërshtim me vendimet e autoritetet federal mbi politikat e emigracionit dhe përforcimit të kufijve.ari

Ligji në Arizona kaloi në muajin maj dhe që nga ajo kohë debatet nuk kanë rreshtur. Para sallës së gjyqit të dyja palët valëvitën postera flamuj e pankarta e u ranë daulleve. Në Shtetet e Bashkuara ku punojnë e jetojnë rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm, debati është mjaft i nxehtë ndërsa grupet mbrojtëse të të drejtave të njerit akuzojnë autoritetet në Arizona për profilizim racial.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›