Pr/ligji i SHISH, LSI: Nuk cenohen raportet me PD. PS: Nuk do lejojmë të miratohet
Një ditë pas seancës intensive të së enjtes, palët nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre për ligjin e SHISH. Lëvizja Socialiste për Integrim, konfirmon se nuk ka për t’i dhënë votat draftit të qeversisë pa marrë më parë Ok e NATO-s. Megjithatë Nasip Naço thotë për Alsat se kjo nuk përkthehet si përcarje e koalicionit.
“Duam që ky ligj, siç ka deklaruar edhe zoti Meta, behet me miratimin dhe konsultimin e partnerëve tanë europiane” thotë Naço.
Të vendosur për penguar miratimin e draftit qeveritar për shërbimin informativ shtetëror, socialistët komentojnë dhe votën e deklaruar kundër tij të LSI-së.
“Partia Socialiste ka marrë një vendim për të qëndruar fort në mbrojtje të marrëdhënieve kaq të mira në partneritet me SHBA-në dhe me NATO-n. Edhe qëndrimi i LSI-së është pikërisht një qëndrim i partisë së tyre për këtë rast për t’i dhënë të kuptojë edhe mazhorancës së Sali Berishës që nuk duhet në asnjë mënyrë të prishin këto marrëdhënie kaq të mira” tha deputeti socialist Taulant Balla.
Ndërkohë prej demokratëve nga rradhët e të cilëve erdhen dhe 3 vota kundër projektligjit , nuk ka ardhur asnjë deklaratë per mos miratimin e tij, por deputeti Edi Paloka akuzon Edi Ramën se sfumoi qëllimisht lajmin për Kosovën duke urdhëruar gazetat e tij të fokusohen vetëm tek Shërbimi Informativ Shtetëror.
“Në darkë, kur gjithë shqiptarët po festonin, dhe në Tiranë po hidheshin fishekzjarre, urdhëroi të gjitha gazetat e tij që lajmin më të rëndësishëm për shqiptarët, ta kthenin në lajm të padukshëm” tha Paloka.
Megjithëse nuk u miratua të enjten për shkak të kundërshtive të mëdha, Drafti për shish do të jetë në rend të ditës të hënën në seancën e fundit të sesionit.
Elona Gjylmi < I mëparshmi