E Diel, 1 Nëntor 2026

Arjan Beqaj: De Biazi trajner i mirë,por fusha do ta tregojë punën e tij

SHKRUAN: Jeton Selimi 26-12-2011 13:25

Ish-portieri kuqezi që vari dorezat në gozhdë gjatë verës, beson se gardiani i Novarës ka të gjithë potencialin e duhur për të qenë lider, ndërsa beson shumë edhe te talenti i djalit të Foto Strakoshës

Pak muaj më parë, ndonëse nuk i kishte mbushur të 36-at, Arjan Beqaj, lojtari që e ka mbrojtur portën e Shqipërisë në 45 ndeshje, beson verbërisht te talenti i Ujkanit. Portieri nga Vushtria ka trashëguar nga Beqaj vendin e titullarit, por në disa ndeshje ka gabuar (kundër Francës apo Luksemburgut), duke shfaqur disa pasiguri që janë përkthyer në gola. Megjithatë, ish-portieri i OFI-t të Kretës apo Anorthosis Famagustës, flet me superlativa për Ujkanin dhe për Thomain, birin e një tjetër legjende kuqezi, Foto Strakohësh.

Në kohën kur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po mendojnë për rinovimin e ekipit kombëtar, ish-portieri kuqezi po ndjek me vëmendje zhvillimet në përfaqësuesen e Shqipërisë.

Ish-portieri i disa klubeve greke në një prononcimin të tijin ka theksuar se përfaqësuesja e Shqipërisë të paktën në portë ka garanci. Beqaj ka vlerësuar kualitetin e portierit të Novarës, Samir Ujkanit, si edhe talentin e ri Thoma Strakoshës, i cili së fundi u transferuar te Roma, duke thënë se porta kuqezi është e sigurt edhe për 15 apo 20 vjet të tjera. “E kamë thënë edhe më herët se Kombëtarja shqiptare nuk ka probleme më për portierin, pasi tani ka Samir Ujkanin. Ai është portier i mirë, i cili ka treguar vazhdimësi. Po ashtu Shqipëria ka edhe një portieri që premton, portierin e ri Thoma Strakoshën ”, ka theksuar Beqaj. Sa i përket kualifikueseve të Botërorit 2014, prizrenasi ka deklaruar se për një skuadër si Shqipëria të gjitha ndeshjet janë të vështira. “Natyrisht që shorti në pamje të parë duket i lehtë, por mund të jetë më i vështirë se kurrë pasi ka disa skuadra shumë të forta, ndonëse mungojnë emrat e mëdhenj.”

Në fund, ish-portieri ka vlerësuar emërimin e trajnerit Xhani de Biazit, por thekson se vetëm rezultatet në fushën e lojës janë ato që do ti japin të drejtë zgjedhjes së italianit. “De Biazi është një trajner shumë i mirë dhe besoj se do të bëjë të ndjehet puna e tij me përfaqësueses. Megjithatë, është herët të vlersojmë. Janë rezultatet apo që do të flasin për të.”

Arian Beqaj, në mesin e muajit gusht i dha lamtumirën futbollit të luajtur dhe kombëtares shqiptare, për shkak të problemeve fizike të viteve të fundit. Tani 36-vjeçari, punon si trajner i portierëve te ekipi qipriot Anorthosis. Ish-numri një i kombëtares shqiptare, i cili karrierën e ka filluar te klubi prizrenas, Liria, pjesën më të madhe të karrierës ka luajtur në Greqi dhe Qipro. Ai ka veshur fanellën e Partizanit të Tiranës, OFI Kreta, Ionikos, Anorthosis Famagusta, Olimpiakos Nikosia dhe së fundi Ermis Aradipou.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›