E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sezoni i basketbollit të madh,dhuratë tifozëve për Krishtlindje

Basketbolli spaktakolar në Amerikë u rikthye në 18.00 me orën shqiptare, kur u zhvillua edhe sfida e parë në “Medison Skuer Gardën”, ndërmjet Kniks dhe Sëlltiks. Sezoni do të jetë më i shkurtër, ku nga 82 ndeshjet e parashikuara fillimisht do të zhvillohen vetëm 66, por të gjitha përballjet mbeten për t’u shijuar. Dallas, skuadra kampione në fuqi, vendos në gisht unazën e vitit 2011 dhe tashmë i ka të gjithë kundër. Ata e nisin garën me garancinë e boshtit të veteranëve, ku edhe pse kanë humbur Çandler, Butler, Barean e Stivenson kanë siguruar shërbimet e Odom dhe Karter. Përsëritja e suksesit të një edicioni më parë nuk do të jetë e lehtë. Majemi, skuadra që mposhtën në qershor dhe kundërshtarja e parë, shihet si favorite. Skuadra e udhëhequr nga yjet Xhejms, Uejd e Bosh mbetet e njëjta, ashtu si nuk kanë ndryshuar edhe enigmat në rolin e organizatorit dhe të qendrës. Por, në këtë rast, eksperienca e grumbulluar mund të jetë një factor vendimtar drejt suksesit. Edhe Çikago, skuadra që e mbylli me rekordin më të mirë sezonin e rregullt 2010-11, ka ndryshuar pak: Lojtari më i Mirë i vitit, Rouz, ka një shok të ri në mbështetje, Hamilton, por Deng, Buzër e Noah mbeten në vendet e tyre. Në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma Siti është skuadra më e frikshme. kjo sepse Durant është pikashënuesi më i mirë i dy sezoneve të fundit, Uestbruk tashmë është një realitet dhe dyshja Ibaka-Perkins jep garanci. Në Los Anxheles, Klipërsat e rinj janë gati të sfidojnë hegjemoninë e Lejkërsave dhe me Kris Pol e Grifin ata kanë shanse të mira ta realizojnë objektivin. Në startin e sezonit, nuk mungojnë edhe lamtumirat. Për herë të parë prej vitit 1992, në parket nuk do të zbresë Shakill O’Nill, që vendos të tërhiqet pas 19 vitesh, megjtihatë ai do të qëndrojë praën basketbollit si komentator televiziv. Mjaft ka thënë edhe Brendon Roi, pas problemeve kronike në gjunj, ndërsa pas 13 sezonesh ka ardhur edhe tërheqja e Peja Stojakoviç, që e mbylli karrierën me titullin e fituar me Dallasin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›