E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjola Do deshiroja te rrija gjate ne BB

Konkurentet e Big Brother qendrojne ne kuzhine duke ngrene dreke e duke biseduar. Graciano shprehet se Liami eshte shume i sinqerte por ai nuk e merr seriozisht kete pohim te Gracianos.

Nderkohe Klaudja dhe Erioni qendrojne ne kopesht duke biseduar. Erioni i thote dicka Klaudjes por ajo shprehet se nuk e beson pasi ne pergjithesi eshte tip mosbesues. Erioni pergjigjet se koha do ta vertetoje ate cka ka thene ai.

Franceska e Ariola qendrojne ne dhomen e gjumit e Franceska pyet nese Ariola e ka patur shoqe Emirjeten qe u largua te shtunen e pare te spektaklit e Arjola pohon duke thene se pjesen me te madhe te dites e kalonte me te ne BB. Ariola shprehet se i ka ardhur shume keq per Emirjeten kur u eleminuar nga loja por per vete thote se nuk do te merzitet kur te largohet. Franceska thote se disa nga konkurentet do te merziten shume kur te lene shtepine e BB pasi jane shume te fiksuar pas fitores.

Ariola thote se do te donte te qendronte per shume kohe ne shtepine e BB por ne momentin qe do te dale nuk do te merzitet pasi e ka shijuar lojen dhe ka nje moment kur ajo do te mbaronte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›