E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali e Franceska thashetheme per banoret

Ermali e Franceska qendrojne prane pishines duke biseduar e duke komentuar konkurentet te cilen i shohin nepermjet xhamit. Ermali shikon Gracianion duke kercyer e shprehet se ai nuk di te beje asgje tjeter. Ndersa per Genten ironizon faktin qe kur eshte prezantuar ka thene se ajo do te jete personi i trete qe do te njihet nga fshati i saj pas Eliza Dushkut dhe Xhim Belushit.

Ermali komenton dhe Liamin e shprehet se ky i fundit ka deklaruar qe do ti shtype koken Ermalit. Franceska shprehet se Liam eshte nga ata tipa qe hiqen si te forte e qe duan te duken si tipa shperthyes. Ajo thote per Erionin se i duket sikur ai i kalon te gjitha situatat ndersa Liam shperthen shume shpejt por ne fakt ai nuk duhet ta shfaqe veten kaq shpejt. Ermali shprehet se po pret momentin e duhet per tu perballur me Liamin e Franceska thote se nuk ka dyshime per faktin se ai eshte konkurent i forte. Ermali thote se nuk i pelqen fakti qe Liam sillet si elektron i lire por ndoshta ai mund te jete vertet keshtu dhe ne jeten jashte.

Klaudja teksa eshte ne kopesht dhe permes xhamit shikohet me Ermalin i thote se me te nuk ka shanse te afrohet e u tregon Liamit e Gracianos se Ermali i ka thene se ajo i duket tip i veshtire e prandaj nuk ka tentuar te afrohet me te. Klaudja perfundon duke thene se Ermali eshte shastisur nga puci duke nenkuptuar Francesken.

Ermali i kthehet komenteve me Francesken duke u shprehur se konkurentet jane te shtirur e nuk ia thone dot ne sy mendimet qe kane per te. Franceska i thote Liamit se atij i duket vetja i rendesishem por ai i ben te njejten pyetje asaj. Franceska pergjigjet se asaj i duket vetja e rendesishme por nuk ka rendesi perse e Liami i thote se ajo po ben gabim duke pohuar kete fakt pasi duhet te lere te tjeret tia thone kete gje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›